Sot takova rastesisht nje mik qe nisej per udhetim. Nuk po udhetonte per pushime. Po udhetonte drejt Turqise per problemin e tij shendetesor. Ne syte e tij nuk pashe vetem lodhjen e nje njeriu qe nuk luftonte vetem me semundjen, por edhe me barren financiare, me pasigurine dhe me dhembjen qe ndjen kur detyrohesh te kerkosh shpresen larg vendit tend. U ndame pas pak minutash, por historia e tij mbeti tek mua. Dhe nuk munda te mos mendoja se sa shume histori te tilla ka Shqiperia. Pensioniste qe numerojne qindarkat per ilacet , prinder qe punojne pa pushim dhe prape nuk ja dalin. Te rinj qe largohen ende ose mendojne te largohen cdo dite… Pastaj Qeveria shpenzon miliona euro nga Emergenca Kombetare per nje kengetar… Une dhe gjithe shqiptaret e mi e duam artin,. E duam muziken , kulturen dhe cdo shprehje te shpirtit njerezor. Por nje shtet nuk mund te kerkoje duartrokitje per fasaden, ndersa qytetaret presin zgjidhje per dhembjet e tyre. Arti duhet te ece krah per krah me mireqnien e njerezve, jo mbi plaget e tyre. Dhe pyetja lind vetvetiu : – A jane keto prioritet e nje vendi qe ka ende kaq shume plage?! Une besoj me te gjithe ata qe ngrene zerin , se Shqiperia duhet te ndryshoje! Duhet nje vend ku njeriu te jete ne qender, ku shendeti , dinjiteti dhe e ardhmja e qytetareve te jene mbi cdo imazh dhe fasade! Prandaj besoj qe jo urrejtja , por dashuria per kete vend duhet te na bashkoje. Jo per te ndare njerezit dhe brezat, por per te kerkuar pergjegjesi , drejtesi dhe nje Shqiperi me te mire per te gjithe ne. Dhe kjo nuk eshte nje enderr e pamundur
Burimi/Facebook


Leave a Reply