Një 83-vjeçar nga fshati Hekal i Mallakastrës rezulton i zhdukur prej më shumë se 48 orësh, ndërsa familjarët dhe të afërmit e tij po kërkojnë ndihmën e qytetarëve për ta gjetur.
Laver Metaj është larguar nga shtëpia rreth orës 07:20 të datës 1 qershor. Që nga ai moment, familjarët kanë humbur çdo kontakt me të dhe nuk kanë mundur të sigurojnë asnjë informacion mbi vendndodhjen e tij.
Të afërmit kanë kërkuar në të gjithë zonën e Hekalit, ndërsa gjatë ditës së sotme kanë zgjeruar kërkimet edhe në fshatrat Kash, Dukas dhe Fratar. Megjithatë, deri tani nuk është gjetur asnjë gjurmë e të moshuarit.
Familjarët bëjnë me dije se kohët e fundit 83-vjeçari kishte shfaqur probleme me kujtesën dhe gjendjen mendore, çka rrit shqetësimin për sigurinë e tij. Sipas tyre, një situatë e ngjashme ka ndodhur edhe rreth një vit më parë, kur ai ishte larguar nga banesa, por ishte gjetur një ditë më vonë.
Familjarët të cilët kanë bërë edhe denoncim në polici u bëjnë thirrje qytetarëve që mund ta kenë parë ose kanë informacion mbi vendndodhjen e Laver Metajt të kontaktojnë në numrin 069 258 8865.
Burimi/Facebook/JOQ Albania


Leave a Reply