Na ishte njehere ne Shkoder,shtepia e pionierit e ketij qyteti,e famshme per edukimin e femijeve,per festivalet e kanges,per kurset e zhanreve te ndryshme….!
Me pak fjalë,ajo ishte shtepia e endrave feminore ku shkuam per shume vite me rradhe me deshire e pasion mbreselenes.
Kjo shtepi,prone e familjes Kakarriqi ruante nder te tjera,dy piktura te Rembrandit si dhe nje koleksion armesh te vjetra me vlera te jashtezakonshme.
Me njehere pas clirimit,shtepine e sekuestruar pronarve,nga pushteti komunist e vizitoi ILIA ERENBURG,intelektuali ebre nga Rusia e asaj kohe(BRSS.)
Kaluan vite dhe koleksionet me vlera te pallogaritshme nuk u pane më dhe e keqja nuk mbaroi ketu.
Ajo më e madhja nuk ndodhi ne komunizem por ne demokrathi.
Shtepia e pionierit,bashke me oborrin pereth,te mbushur me trendafila e tulipana,bashke me shatervanin e peshqeve me ngjyra kaloi ne nje proces rutinë.
Nje deputete e Shkodres i vuri ne tavoline Berishes,nje plan vendosje dhe Kryeministri e hodhi nje firme…!
Ne vendin e Shtepise te endrave te femijerise time,u ngrit nje shumekatesh i cili i mbushi xhepat te gjithe pjesemarresve.
Kjo ngjarje ka humbur tashme dhe kujtimet e femijerise i ka mbuluar pluhuri i harreses.
Me “angazhimin”e pak njerezve u zhbënë kujtimet e shume brezave.
Dhe fatkeqsisht,rasti ne fjale nuk ishte i vetmuar.
Edhe sot,me shume se kurre po zhbëhen vlera kombetare,po shkyhen copa te territorit shqiptar duke zvogluar gjithnje e me shume Shqiperine tone,te dashur.
Me 1 qershor 2026,ne te njejten kohe,ne intervalin 18:00-19:00,ne Tirane zhvilloheshin 2 protesta.
Njera ne sheshin Skenderbej dhe tjetra perballë kryeministrise.
Tek e para,njerezit protestonin ne mbrojtje te te drejtave te femijeve e familjes e tek protesta e dyte sulmohej direkt qeveria dhe KM RAMA qe po shkelnin me te dyja kembet mbi pronat e shqiptarve dhe ne dem te interesave kombetare.
Kishin filluar punimet ne disa zona perle te bregdetit shqiptar te cilat po i dorzoheshin firmave me lidhje te errta me shtete me interesa te kahershme ndaj territorit te Republikes tone.
Ishin hedhur ne treg Rrjolli,Vlora,Zverneci e me pare edhe THETHI,perla e alpeve shqiptare.
Komunitetet perreth ishin te pakenaqur dhe kishin rreaguar e nderkohe qeveria kishte heshtur e ne rastin me te mire kishte folur “roma per toma”.
Jam i mendimit se keto protesta te qytetarve ne Tirane duhen konsideruar si kembana alarmi per shtetin dhe shoqerine shqiptare.
Koha ka provuar se ligjet qe jane miratuar per administrimin e territorit jane ligje klienteliste,te vëna ne sherbim te interesave te politikes e te klaneve rrotull tyre.
Ato jane ligje me te cilat u jane dhuruar pasanikeve shqiptare me qindra hektare det,prona me vlera te pallogaritshme per te cilat shqiptaret e thjeshte nuk fitojne asnje kacidhe.
Ne kete gjendje te krijuar,puna e pare eshte ta çveshim NJËSHIN nga fuqia (nuk mund te them e drejta)per te ndare sa majtas e djathtas,copa te pasurise e te territorit nga perlat e natyres shqiptare.
Kjo e drejte nuk duhet ti perkase atij dhe politikes qe shkon e vjen por komisioneve te pavarura te specialisteve dhe qytetarve te interesuar.
E dyta eshte edhe me e rendesishme.
Duhen hartuar ligje qe e pamundesojne tjetersimin e territorit te Republikes e te vlerave kombetare vecanarisht dhenies se tyre,shtetasve te huaj e firmave te huaja nga vende me pretendime territoriale ndaj Shqiperise.
Perfaqesues te ketyre kategorive po sillen me gershere ne dore mbi pasurite tona,per te cilat shteti yne nuk po jep shenja dhimbje dhe atdhedashurie.
Duhet afruar kapitali shqiptar i cili eshte konsiliduar dhe disponon vlera ne nivelin e qindra miliardeve dollare.
Dhe sefundmi duhet pare me pergjegjesi kthimi i parave dhe pasurive te fituara me pa te drejte nga individe prane politikes te cilet po bejne 3-4 vite burg dhe po gezojne vlera gjigande parashe te strukura gjitheandej ne banka MAFIOZE neper bote.
Ne nje vend ku jane vjedhur miliarda dollare eshtë e turpshme qe kryetari i SPAK-ut te deklaroje sekuestrimin e 1,1 milion eurove zyrtarve te larte,shifer qe u dha hapur ne Mediat shqiptare.
Ja per te gjitha keto dhe shume te tjera te pathena,protestojne qytetaret shqiptare ne Rrjoll,ne Zvernec,,ne Theth,ne Vlore,ne Tirane ku me nje qershor nuk kishim dy gezime por DY PROTESTA NÉ NJË DITË.
Pas jehones se tyre,shteti dhe politika duhet te ndalen e te mendohen mire.
Eshte koha qe politikanet e djeshem dhe ata te sotem te terhiqen nga drejtimi i ketij vendi e ti hapin rrugen nje klase te re politike.
Eshte koha ti krijojme kushtet,rinise te vije ne pushtet e te marre ne dore fatet e vendit.
Keshtu bejne POLITIKANET ATDHETARE E VIZIONARE,ata qe e duan me te vertete vendin e vet.
Nuk duhet te presim qe protestat te rriten e pakenaqesia te preke majat.
Jemi lodhur nga perplasjet e mundimet pa cak.
Duam te jetojme ne paqe e te gezojme njemijë e nje te mirat e Shqiperise, te bukur e te pasur ku nuk ka më.
ESHTE E PATOLERUESHME QE FATET E KETIJ VENDI PER 35 VJET I KANE PATUR NE DORE 3-4 NJEREZ MBI TE CILET RENDOJNE PERGJEGJESI E GJYNAHE ME SHUMICE…!
Shenim:
-Ne proteste u pane shenja manipulimi nga partite politike.
Rane ne sy,parulla si “poshte Partia Socialiste,poshte Izraeli e te tjere.”
-Mospjesemarrja e dukshme e perfaqsuesve te moshes se trete (760 mije pensioniste)flet per nje distancim te pajustifikuar nga protestat e kesaj levizje qytetare.
Dashamir Uruçi,
Tiranë,më 1 qershor 2026.
Burimi/Facebook


Leave a Reply