Një ngjarje e rëndë është shënuar në bashkinë e Maliqit, në zonën e Lozhanit, ku gjatë një operacioni policor është raportuar një përplasje me armë zjarri. Sipas informacioneve paraprake, një person i dyshuar ka qëlluar ndaj forcave të policisë gjatë ndërhyrjes.
Si pasojë e të shtënave, një efektiv policie ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur dhe po merr ndihmën mjekësore. Rrethanat e sakta të incidentit ende nuk janë bërë të ditura nga autoritetet.
Burime paraprake bëjnë me dije se edhe autori i dyshuar ka mbetur i plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit. Ngjarja mbetet në zhvillim, ndërsa pritet që policia dhe institucionet përkatëse të japin detaje të mëtejshme mbi rastin.
Burimi/Facebook/joq-albania.com/


Leave a Reply