Ndjehem e nderuar të jem anëtare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë!
Dua të falenderoj përzemërsisht propozimin e emrit tim nga strukturat e PD-së Shkodër për të qënë kandidate në garën për Këshillin Kombëtar. Gjithashtu, falenderoj nga zemra të gjithë delegatët kryesisht ata të Qarkut Shkodër, që me anë të votës së tyre vlerësuan angazhimin dhe kontributin tim në Partinë Demokratike duke më dhënë mundësinë të jem një ndër përfaqësuesit shkodranë të demokratëve në një strukturë të lartë dhe të rëndësishme të Partisë Demokratike siç është Këshilli Kombëtar!
Siguroj të gjithë demokratët se kontributi im ka qënë, është dhe do jetë për Partinë Demokratike, krah liderit historik të Saj, kryetarit të rikonfirmuar me votën e demokratëve prof.dr.Sali Berisha! Kam qënë dhe do jem mbrojtëse e fortë e kauzave të drejta të Partisë Demokratike!
Kam qënë dhe do jem zëri i problemeve të Shkodrës, padrejtësive sidomos ndaj demokratëve dhe korrupsionit të kësaj qeverie dhe qeverisjes lokale të Benet Becit dhe klanit të tij në Shkodër!
Partia Demokratike është e vetmja shpresë për Shqipërinë dhe Shkodrën, për shqiptarët dhe shkodranët dhe kam bindjen e plotë se ditëve të errëta të qeverisjes rilindase tashmë i ka ardhur fundi!
“Kuvendi i Ripërtëritjes” është shpresa e vëndit tonë për t’ja kthyer Shqipërinë shqiptarëve, për t’ja kthyer Shkodrën shkodranëve! Qeveria narko-kriminale e Ramës është tashmë në “grahmat” e fundit të qeverisjes së saj!
Ka shpresë….dhe shpresa është Partia Demokratike!
Shqiptarët meritojnë qeverisjen e duhur, atë të investimeve, uljes së taksave, mirëqënies ekonomike, shanseve të barabarta, meritokracisë dhe mbi të gjitha një qeverisje që ka prioritet familjen e shëndoshë dhe ofrimin e kushteve për shqiptarët e emigruar, të mund të kthehen dhe të kontribuojnë dhe të jetojnë në vëndin e tyre!
Dhe siç kryetari i PD-së, prof. Dr. Sali Berisha i tha të gjithë demokratëve, atyre të pranishëm dhe atyre që nuk ishin në “Kuvendin e Ripërteritjes”:
-“Të gjithë keni një emër të përbashkët, dhe këtë emër të përbashkët e farkëtuat vetë! Emri Juaj i përbashkët është, Të Pamposhtur!”
Demokratët janë të Pamposhtur, dhe si të tillë do jenë luftëtarët e regjimit Rama dhe guximtarët që do lindin shpresën për Shqipërinë dhe shqiptarët!
Misioni i Partisë Demokratike është pikërisht rikthimi i pushtetit qeverisës në duart e shqiptarëve dhe ky mision shumë shpejt do kthehet në realitet me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, partisë së vlerave demokratike dhe të lirisë
Burimi/Facebook/Revista Fjala


Leave a Reply