Netët i kalojnë të fjetur,
Zërat i mbytin me heshtje,
Me padurim e presin dritën,
Që dielli të ngrohë tokën.
Acari i egër ka kafshuar
Trupat që lëvizin si të gjallë,
Kanë mbetur vetëm hijet,
Ata që shpirtin e kanë shitur.
Çdo hap që qesin mbi tokë,
Mbetet i gërryer dhéu,
Gjurmët e hapave të tyre
Do të jenë të djegura nga dielli.
Kur dita ikën e heshtur,
Fshihet atje në horizont,
Por qëndron në një kohë
Me terrin që dritën e përqafon.
Kur drita dhe terri
Dashurohen e jetojnë bashkë,
Njerëzit do të hyjnë në një mjegull,
Pa e ditur të dallojnë dritën e diellit.
Burimi/Facebook/Revista ”Albania -Shqipëri Natyrale”


Leave a Reply