Hyrje e shkurtёr.
Përg Leonard Qyteza
Tash, qё Muzeu i Lundrimit, po merr formën pёrfundimtare, sipas idesё dhe projektit, tё miratuar qё nga viti 2023, pёrgjatё fushatёs elektorale pёr zgjedhjet vendore, ka njerёz inatçor, dyshues e dashakeq qё i udhёheq njё parim vetjak, “kur s’e bёra unё, pse ta bёsh ti !”
“Punimet në kantierin në afërsi të lumit Buna, po vijojnë me ritme të qëndrueshme. Investimi vlerësohet rreth 2 milionë euro, me një afat përfundimi deri më 10 shkurt 2026-të.
Projekti financohet nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Bashkimi Evropian.
Qytetarët shkodranë e cilësojnë një projekt ambicioz dhe të shumëpritur.
“Ndryshimin e Shkodrës e shohim jo vetëm në brendës, por edhe në hyrje të Shkodrës. Më pëlqejnë punimet, po punohet shumë mirë. Shkodra e meriton sepse është vend europian. Kjo është një gjë e mirë për qytetin”, shprehen qytetarët.
Muzeu i Lundrimit është pjesë e një pakete të plotë ndërhyrjesh që po realizohen në Shkodër, duke synuar rritjen e potencialit turistik. Ai formohet nga dy volume të vendosura njëra mbi tjetrën, një volum në formë kodre në pjesën e poshtme dhe një “varkë pluskuese” në pjesën e sipërme.
Muzeu i Lundrimit do të jetë simbol i peizazhit urban dhe kulturor të qytetit të Shkodrës”.
Burimi: Gazetar: M. Rakaj /rtsh.al/
“Lundrimi, si njё lloj i veçantë i transportit, krahas atij rrugor ka luajtur njё rol vendimtar nё zhvillimin e tregtisё nё zonёn e Shkodrёs, qё pёrcaktohej edhe nga vetё pozita gjeografike e kёsaj treve. E ndodhur pranё liqenit me tё njёjtin emёr, nga i cili buronte lumi Buna qё ёshtё i lundrushёm gjithёvjetor si dhe distanca e shkurtёr qё e ndante kёtё qytet nga deti Adriatik, e bёnte tё mundur mbrritjen kёtu tё anijeve me tonazhe tё ndryshme. Nga ana tjetёr nё funksion tё skelёs sё Shkodrёs ishin edhe skelat e Ulqinit, Tivarit dhe Shёngjinit. Nёpёrmjet lundrimit realizohej pjesa mё e madhe e lёvizjes sё mallrave tё ndryshme jo vetёm nё portet brenda vendit, por edhe me vende tё tjera si me Turqinё, Greqinё, Italinё, Maltёn, Tunizinё, Francёn, Dalmacinё jugore, Malin e Zi, etj.
-Njё rol tё rёndёsishёm nё vendosjen dhe zhillimin e lidhjeve tregtare ndёrmejt Shkodrёs dhe vendeve tё ndryshme ka luajtur qyteti i Ulqinit me skelёn e tij,….nga ana tjetёr, ekzistenca e njё flote tё fuqishme tregtare ulqinake dhe tradita e pasur nё fushёn e lundrimit e plotёson mё tej rolin e tij nё kёtё fushё.
Pranё skelёs sё Ulqinit ndodhej kantieri i ndertimit tё anijeve, ku si lёndё e parё pёrdorej materiali drusor i pyjeve tё shumtё qё e rrethonin qytetin.
-Nё fillim tё shekullit XIX kjo flotё pёrbёhej nga rreth 400 njёsi lundruese (Zija Shkodra, “Qyteti….” f.274).
Nё kёtё periudhё nё fushёn e lundrimit krahas mjaft tregёtarёve shkodranё filluan tё investonin njё pjesё tё kapitaleve tё tyre edhe Engjёll Çoba e Stefan Bianki.
Anijet e zotёruara prej tyre, bliheshin ose porositeshin pёr t’u ndёrtuar nё kantiere tё ndryshme si nё Ulqin, Itali, Dalmaci etj. Nё kёtё mёnyrё firma tregtare Çoba – Bianki fillon tё krijojё flotёn e saj tregtare.
Nё blerjen e anijeve zbatohej sistemi i pjesёve. Sipas kёtij sistemi pronarё tё anijes mund tё ishin njё apo disa persona. Nё rastin e dytё pjesё e pronёsisё mund tё ishin njё apo disa persona. Nё rastin e dytё pjesё e pronёsisё mbi anijen pёrcaktohej nga kapitali i investuar pёr blerjen e saj, ajo mund tё derivonte nga 1/32 deri 32/32, nё varёsi tё pjesёs qё zotёronte ҫdo pronar pёrcaktohej nё fund tё udhёtimit fitimi apo humbja e secilit…..Pёr blerjen e anijes ngarkohej ndonjё kapiten apo detar mё pёrvojё, i cili zakonisht pas blerjes e drejtonte atё.
-Nё fillimet e shekullit XIX blihet nga familja Bianki njё avullore me kapacitet
120 t. Ekuipazhi i saj pёrbёhet nga ulqinakё.
-Nё vitin 1856, tregtarё, mbase nga familjet Bianki, Darragjati apo Muzhani blenё nga shoqёria austriake e lundrimit LLOYD njё vaporr 84 tonёsh, i cili u vu nё shёrbim pёr njё kohё tё shkurtёr nё linjen Obot – Trieste dhe anasjelltas.
-Nё vitin 1864 Stefano Bianki zotёronte 1/8 e brigantinit “Valoroso Antonio”, (anije me vela me dy direkё) i cili lundronte kryesisht nё linjen Venedik – Shkodёr dhe anasjelltas.
-Stefan Bianki bёhet pronar me 1/16 pjesё nё velierin “Murg Baher” i cili blihet nё vitin 1871 dhe shitet njё vit mё pas nga kapiteni i saj, ulqinaku Daut Kalia.
-Nё vitin 1893 Engjёll Çoba bёhet pronar i 1/16 pjesё tё njё anije tё blerё nga kapiteni Memin Kadia duke paguar 55 napolona ar.
-Nё janar tё vitit 1901 blihet nё Trieste nga kapiteni Haxhi Ali Isufi njё brik dhe vёllezёrit Çoba bёhen bashkёpronar nё 1/16 pjesё tё tij. Anija kishte kapacitet prej 334 t., ishte prodhim i vitit 1875 dhe ndodhej nё gjendje tё mirё. Ajo u quajt “Marshalla buoni amici” dhe udhёtonte nё drejtim tё Fjumes, Foxhёs dhe Aleksandrisё.
-Gjatё vitit 1902 Engjёll Çoba bёn disa blerje tё reja. Nё muajin prill ai bёhet pjestar i njё veliere me kapacitet 900 t. Blerё nё Venedik nga kapiteni Faslli Guci pёr 1.125 napolona ar.
Nё qershor vёllezёrit Çoba bёhen bashkёpronarё nё 1/8 pjesё tё njё velieri tё blerё pёr 268 napolona ar nga kapiteni Lit Beqir Peku. Anija u quajt “Huda Verdi” dhe kishte kapacitet prej 15 t. Po atё vit kapiteni Latif Beci ble nё Fjume njё anije me kapacitet 550 t.
-Nё vitin 1905 Engjёlli ble njё barkё tё vogёl me kapacitet deri 200 thasё. Ajo funksiononte nё Liqenin e Shkodrёs nё linjёn Shkodёr – Planicё e anasjelltas…..
Krahas blerjeve tё lartpёrmendura, kryhen edhe tё tjera, me tё cilat Engjёll Çoba dhe Stefan Bianki janё bashkёpronarё.
Gjatё vitit 1871 blihen disa anije tё reja. E para blihet mё 28 shkurt nga kapiteni ulqinak Isuf Sulejmani. Ajo u quajt “Corriere Scuterina” dhe kishte njё kapacitet 33 t. Engjёlli dhe Stefani zotёronin 1/16 pjesё tё saj. E dyta blihet nё qershor nё Venedik…..Pas blerjes anija i nёnshtrohet disa punimeve suplementare, ajo u quajt “Harlije” dhe Engjёll Çoba dhe Stefan Bianki zotёronin ½ tё saj.
Tё dhёnat teknike tё kёtij velieri e paraqesin atё si të pёrshtatshёm pёr tё lundruar jo vetёm nё det, por edhe nё lumenj. Ky fakt konstatohet po tё kemi parasysh se pjesa fundore e anijes e cila qёndron e zhytur pёrgjithmonё nёn ujё ishte 5,5 kёmbё (afёrsisht 1.7metёr) ndёrsa Gryka e Bunёs shpesh herё sidomos gjatё stinёs sё verёs kishte njё thellёsi 3-6.5 kёmbё. Njё disnivel i tillё bёnte qё shumё anijё tё prisnin me javё tё tёra rritjen e nivelit tё ujit pёr tё hyrё nё Bunё…..
Tё dhёnat janё plot me veprimtarinё e tyre, po unё po i anashkaloj pёr tё marrё disa tё tjera,pёr ta mbyll tabllonё e pёrgjithёshme tё tyre.
-Engjёll Çoba ishte pronar me pjesё tё ndryshme nё 50 anije.Nga kёto zotёronte mё vete pjesё nё 10 anije, prej tё cilave 5 me kapacitet nga 100-900t. Nё bashkёpronёsi me Stefan Biankin posedonin pjesё nё 7 anije, prej tё cilave 3 kishin njё kapacitet nga 100-594 t. Numёri mё i madh i tyre zotёrohej nga Engjёll e Gasper Çoba.
-Shtimi i mjeteve vendase tё lundrimit ҫonte nё njё rritje tё vazhdueshme tё konkurrencёs ndёrmjet tyre e sidomos me shoqёrinё austriake tё lundrimit Lloid. Kjo e fundit gёzonte nё kёtё drejtim si mbёshtetjen e qeverisё austriake ashtu edhe asaj turke.
– Njё sasi tё konsiderueshme tё qarkullimit tё mallrave vёllezrit Çoba dhe Stefan Bianki e kryenin nёpёrmjet shoqёrisё raguziane tё lundrimit nё linjёn Trieste- Raguzё – Obot e kthim, e cila filloi tё funksionojё nё janar tё vitit 1887.
⁂ (Tё dhёnat e mёsipёrme janё marrё nё librin “FIRMA TREGTARE ÇOBA-BIANKI 1795-1912, fq.111-123)
Me marrё pak frymё, nga sa, pak mё sipёr!
….. “nё linjёn Trieste – Raguzё – Obot”, nё vitin 1887,….
Oboti ishte stacion lundrimi e madje kishte edhe Doganё, ndёrsa sot, Oboti ka hyrё nё media dhe televizion, si fshati qё pёrmbytet ҫdo vit, nga Buna dhe nga zhvillimi kaotik i ndёrtimeve!!!!
Historiku i lundrimit në Liqenin e Shkodrës
Shkruar nga Hajrullah Hajdari (Historian, Mali Zi)
Konsulli malazez në Shkodër, P. Pejoviq, më 25 janar 1871, i dërgon princit Nikolla kushtet dhe tarifat e një vaporri që do të vinte njëherë në javë në Rijekë, por pa përmendur emrin e anijes. Më 19 shkurt 1872, gazeta “Crnogorac” nr.7, shkruan se një “vaporr” turk kishte operuar në Liqenin e Shkodrës. Ky “vaporr” mund të ishte anija e parë që për qëllime ekonomike lundronte në Liqenin e Shkodrës. Tanimë turqit posedonin disa avullore si “Bojana” (1858), “Ishkodrah” dhe “Podgorizza”.
Ndërkaq, banorët e Krajës dhe Shirokës mjetet lundruese, lundrat dhe sulet i përdornin pothuajse pa pengesa, sepse jeta dhe ekonomia e tyre ishte e lidhur kryesisht me Shkodrën e jo me Cetinën.
Në Kongresin e Berlinit më 1878, Mali i Zi fitoi të drejtën e lundrimit në Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Buna si dhe daljen në detin Adriatik. Liqeni i Shkodrës ishte më rëndësi jetike për Malin e Zi, sepse Shkodra ishe qendra kryesore për furnizimin e malazezëve me artikuj ushqimorë dhe industrialë. Nga ana tjetër, si në Shkodër po ashtu edhe në Cetinë, ishin të vëndosura përfaqësitë diplomatike të shumë shteteve sidomos të Fuqive të Mëdha Evropiane.
Gjatë rrethimit të Shkodrës (tetor 1912 – prill 1913), Liqeni i Shkodrës shërbeu si një nyjë strategjike furnizimi nga Mali i Zi. Forcat malazeze përdorën avullore (si “Danica” dhe të tjera) për të transportuar trupa dhe pajisje ushtarake nëpër liqen, duke mbajtur të lidhur frontin e luftës dhe duke shkaktuar pasoja të rënda për qytetin.
“Valё mbi valё” me Padёr Anton Harapin, nёper Liqenin e Shkodrёs.
Ishte nji e merkurre e korrikut, vjeti 1918. Si dita e tregut qi ishte, Pazari vlonte nё fund e nё mâje….
Ishte e para herё, qi prej Kuvendit dilshe nё famullí. Ishe shenjue per Grudё (sot, nё Malin e zi. Shёnim imi)….
Ishte ora 11 p.d.
Per nji qi vûna kamben nё take, voztarёt me nji “tek e mbramja” tanё veshtrim, zhytёn rrêmat e sá ku mujtёn, t’ia dhanё – more djalё – jo ndryshe, por si tё kishte motor, ashtu takja u nis me vrap…
Kur tue lânё brigjet e Buenёs e livadhet e Shkodrёs, n’udhtim per ujё, merr me hi nё liqê, nuk tё bâhet se po lundron nё ujё t’ambel, por si tё kishe para vedit nji dėt, njashtu syni tretё larg, tue kerkue qi tё ndeshet kund nё skâj. Pamja njimend, ndeshet e ndalet nё nji fond malesh, por, kahё nuk shihet kund breg liqêni nё atё fond, e kah rranzat e maleve duken si neper nji tymnajё, njatje kthellёt, synit i zmadhohet hapsija, e liqêni dán dy herё mâ i madh, e vargu i maleve dy herё mâ larg se âsht. Malet e Cetinёs e tё Pogoricёs, qi tue shikjue kahё verprendimi, rrijnё per báll, bâjnё nji fond sá tё naltё e tё kthellёt, aq edhe tё madhnueshёm.
…….N’at udhtim kishte ardhё nana me mё percjellё. E nana, mâ si nana….qi âsht nji e sё bâhen dy. Si gjith rrugёs, ashtu aty, n’at gji liqêni, nё mjes atij terri, drote e shartote gjithnduersh….rrezikun e djalit tё vet. Jo. Kurr mos ndodhёt si nanat e mendojnё e shartojnё!…Mё sá per mue, si gjith dita ashtu edhe ajo natё ishte defrim i padám, per tё ishte nji martyrizim.
Shka mâ ? Nana, per loçkёn e vet shtyhet, e shtyhet der nё teprí…..Sa herё n’at udhtim mё shkoi neper mend fjala e popullit: Fmija pá nanё, si nata pá hanё.
Nanё, e s’kė! (fq.53).
Sqarim.
Gjatё kohёs qё po ndertohet Muzeu i Lundrimit, nё “Pazar”, kam shkuar tre herё pёr tё parё ecurine e punimeve, sёpari, kur betonimet e strukturёs kishin ecur mjaftueshёm pёr tё pёrfytyruar se si do jetё Muzeu, nisur edhe nga projektet e afishuara nё kantjer, pasi inxhinieri i punimeve Ing.Gёzim Sala, ёshtё njё koleg i yni, dhe u tregua i gatёshёm pёr rrёfim, dhe dy herё, tash sёfundi, kur objekti thuajse ёshtё afёr pёrfundimit, kёnaqёsia pёr ta vizituar kur tё marrё formen pёrfundimtare muzeale, do jetё njё atraksion qё do jetё nderi i Shkodrёs.
Mё besoni!
Shkodër me 18 maj 2026.

Burimi/Facebook/Revista Fjala


Leave a Reply