PËR AUTORITETET
Njëmijenjë vuajtje i përjetojnë
Dhe njëmijenjë gënjeshtra sajojnë
Vetëm për t’u dukur të mëdhenj
Dhe të kujdesshëm
…
Gjithçka bëjnë
Medet
Vetëm për autoritet
Garlate (Lecco), 29 dhjetor 2010
SIPAS KUSHTETUTËS SË DASHURISË
I vlerësojmë
Dhe i respektojmë të gjithë njerëzit
Pa dalluar racë as komb
Fe as gjini
I drejtojmë të gjithë
Rrugës sëshenjtë të dashurisë
Garlate (Lecco), 29 dhjetor 2010
PA SUKSES
Janë munduar shumë
Përgjatë tërë periudhës së tranzicionit
Që t’i asgjësojnë meritat e mirëfillta
Por s’ia kanë arritur
Argumentet po flasin
Dhe dashuria po e bën të vetën
Gënjeshtrat s’kanë sukses
!!!
Garlate (Lecco), 29 dhjetor 2010
NË TË GJITHA PIKAT
Jemi të udhëhequr nga dashuria
Dhe shumë të qartë
Me porositë e shenjtërve të Dardanisë
Garlate (Lecco), 29 dhjetor 2010
VETË
Në veprimtaritë e pavlera
Mos kërko ndihma
As aleanca
O barbar
Bir barbari
Shko dhe angazhohu vetë
Dhe përballu me hiçin
Dhe me vdekjen
–
Shko vetëm me ty
Vetë
!!!
Garlate (Lecco), 29 dhjetor 2010
PROJEKTI MË I RËNDËSISHËM
Ju garantoj si të duani
O njerëz vullnetmirë
Me ëndërra
E me argumente reale
Projekti ynë i dashurisë
Është më i rëndësishmi
Në historinë e njerëzimit
Dhe n’amshim
Garlate (Lecco), 29 dhjetor 2010
NË FAQEN E PARË
Në ditarin e të gjitha botërave
Dhe të të gjithë njerëzve
Ashtu si në të gjitha gazetat
Dashuria jonë
Gjendet në faqen e parë
Sepse është e kulluar
Dhe e shenjtë
Garlate (Lecco), 29 dhjetor 2010
NË ORËN E NXEHTË
Edhepse jemi djegur shumë
Nuk jemi shkrirë
Kemi mbijetuar
Dhe kemi dalë triumfues
Në procesin e lirisë
Dhe të dashurisë
Garlate (Lecco), 29 dhjetor 2010
ME MARRËVESHJE
Radhisim stinët dhe shekujt
Duke i ngjyrosur të gjitha vallet
Me ngjyra t’ëmbëla
Të dashurisë
Garlate (Lecco), 29 dhjetor 2010
TË PËRZIER
Grupe-grupe vijnë
Të përzier
Futen në kremte
Pa marrë parasysh
Kanë apo jo merita
Përzihet edhe festa
Dhe nuk dihet
Kush – çka feston
Historia gjithçka përcjell
Dhe shënon
Aktet e dashurisë
Përzierje dhe kofuzion
…
Garlate (Lecco), 29 dhjetor 2010
Per”Alba – Dansk” Shkodrani



Leave a Reply