11.05.2020
Jam i nderuar që në librin më të ri që botohet në Amerikë -Besimi Politik në Kosovë( Political Trust in Kosovo) nga Autorja Dr. Ermira Babamusta, e cila më interviston në vitin 2018 dhe paraqet pikëpamjet e mia duke më kushtuar një hapsirë të madhe në libër,rrethë Identitetit Kombëtarë Shqipëtar në Trojet Etnike .
Falenderojë Autoren dhe miken time Ermiren i dëshirojë shendet e suksese në karrieren e sajë dhe kontributin që po jepë në Amerikë për Kombin Shqiptarë dhe Paqën në Botë .
Biografia e Autores:
Eksperte e Punëve të Jashtme & Autore
Para pozitës si drejtoreshë e fushatës presidenciale për Presidentin Obama, Dr. Babamusta filloi karrierën e saj në punët e jashtme në Kongresin Amerikan. Ermira fillimisht erdhi në Capitol Hill për të punuar për Senatorin Tom Harkin dhe më vonë për Kongresmenin Mark Kennedy. Gjithashtu ka punuar për Organizatën e Kombeve të Bashkuara, departamenti i paqes në Nju Jork.
Ermira u diplomua me doktoraturë (Ph.D.) në Shkenca Politike dhe Administrim Publik, si dhe ka fituar dy grada Master po në të njëjtat degë. Ka kryer dy programe të tjera, “Siguria e Mbrojtes Kombëtare” nga Harvardi dhe Diplomacia e OKB-së. Si dhe ka ndjekur një studim jashtë shtetit, programi i Strasburgut, “Insititucionet dhe Ligjet e BE-së” në Francë.
Ermira Babamusta është fituese e disa çmimeve si, Çmimi I Artë i Presidentit Obama nga Shtëpia e Bardhë, Çmimi i Shquar Humanitar nga Kongresi Amerikan, Udhëheqësi i maxhorancës Senatori Harry Reid, Çmimi Inaugural “10 Under 10 Award,” Gruaja e Vitit, Gruaja e Kurajos, Ekselencë në Lidership, etj.
Ermira Babamusta është autorja e “Besimi Politik në Kosovë: Dinamikat Kulturore dhe Institucionale,” “Udhëtimi Legjislativ i Diskriminimit në Punësim” (#1 në Botimet e Reja në Amazon) dhe “Diplomacia dhe Shtetformimi i Kosovës.
Këtu është linkun ku mundë të porositet libri
Burimi/Derguar nga Autori


Leave a Reply