I nderuar qytetar i Kosovës,
Ti që jeton këtu,
E ti që jeton atje.
Edhe ju që jeni detyruar së fundmi me ikë prej këtu:
Besoni ose jo, bash hiç nuk e dëmtoni liderin opozitar a ia jepni pushtetin apo jo. Secili prej tyre jeton mirë, jeton shumë mirë e shumëfish më mirë se unë, më mirë se ti, më mirë se krejt ne.
Ju kuptoj plotësisht.
Deri në vitin 2021, ka qenë thuajse e pamundur me kundërshtu Albin Kurtin, sepse në shumicën e temave kishte të drejtë.
– folke për rastin Dehari. E pamundur mos me qenë me të, sepse secili dëshiron me u zbardhë rastet.
– folke për me i hjek xhipat e zi. Phaaa, mezi pritshim me ndodh kjo.
– folke për bashkim kombëtar. E qysh mos me qenë me të?
– folke për autostrada. Hec e mos e mbështet.
– folke për ulje të çmimit të bukës dhe artikujve elementarë. Në kofsh trim, mos e mbështet. F
– folke për lirim të naftës për bujqit. Cili bujk me i thanë jo?
-folke për ç’kapje të ndërmarrjeve publike. Krejt në këmbë: “poooo”.
– folke për rritje pagash. Krejt sytë kah ai.
– folke për thellim e zgjerim të marrëdhënieve me Amerikë dhe Evropë. Na hyxhym te kutitë e votimit.
– folke e çka s’folke…
Po, ka qenë e pamundur për shumë njerëz me i thanë jo.
Se kanë njohur.
Unë e kam ditë që janë pallavra. Jo pak, por 100% e kam ditë që është super mashtrues dhe se ka agjendë për shkatërrimin e Kosovës.
Në vitin e kaluar nuk e keni pasur asnjë arsye me votu. Përkundrazi, keni pasur shumë arsye me e ndëshku politikisht.
Nga “luan i shiptarisë”, e shndërruat në “babë”. E dini shumë mirë qysh fitohet epiteti babë. 🙂
Asnjë premtim nuk e ka realizuar. Jo vetëm që i ka shkelur ato, por pothuajse çdo deklaratë, veprim e vendim si kryeministër e ka bërë në kundërshtim të plotë me premtimet si opozitar.
Më 7 qershor, ndëshkojeni!
Nuk e dëmtoni opozitën nëse e votoni për inati Kurtin.
E dëmtoni veten.
Na dëmtoni neve.
E dëmtoni të ardhmen e Kosovës.
Kandidatët për kryeministër i njihni të gjithë. E dini kapacitetin e tyre intelektual, profesional, kombëtar e njerëzor. Hic rënd nuk e keni me vendos, veç mendone veten tuaj dhe të ardhmen e familjes suaj në dorë të kujt po e lini.
Gati gjashtë vjet i keni çu kot me një kryeministër të dobët, arrogant e rrënues. Mos ia lejoni me vazhdu me e trajtu Republikën si pronë private.
Republika është e popullit. Për krijimin e saj është derdhur gjak e është bërë sakrificë e madhe.
Ruajeni Republikën si sytë e ballit.
Nuk bëhet lehtë.
Burimi/Facebook


Leave a Reply