#Koment:
🔹️Sjellja publike e një aktori të madh është me efekt në publik po kaq sa është përmasa e tij si aktor.
🔹️Kush e trajton si një gjest njerzor mirnjohjeje, aq më shumë keqradhje për “një jetim”, është emocional ose tu u përzie në tallavanë e pushtetit.
🔹️Nuk e kritikon kush Robert Ndrenikën se takoi të njohurin e tij Erjon Velija në bangon e të akuzuarit, absolutisht jo. Qoftë edhe krimineli më i madh ka të drejtë ta takojnë njerëzit e tij të njohur. Dhe takohen pa i dhënë televizioni.
🔹️Por, Robert Ndrenika nuk takoi vetëm Erjonin. Takoi opinionin publik dhe drejtësinë, e i atakoi edhe opinionin edhe drejtësinë njëherësh.
🔹️Çarë ishte e turpshme në atë takim? Jo puthja në ballë. Le ta puthë ku të ndjej më shumë. E kemi pas dikur për EnFerrin “marrsh nga ditët tona”. Kjo ishte fyerja publike.
🔹️E në këtë kontekst, është e turpshme, ekstremisht e pamoralshme që një figurë publike me titullin “Nderi i Kombit” të deklarojë para kamerave: “do vij të ta bëj unë burgun ty bir”. E kujt?, një të akuzuari për 13 vepra penale të gjitha me natyrë korrupsioni.
🔹️Ajo ishte pjesa që neveriti publikun, si regji e shpifur që keqpërdori Robertin.
🔹️”Investitori strategjik” Paja ka pas hall e detyrim me e taku, edhe me ba noj ditë burg të mundshëm për të, pse jo. Dhe prandaj konstatohet se nuk flet kush për të, sepse është pjesë e organizatës korruptive.
🔹️Por jo Roberti, jo “Nderi i Kombit”, se kombi janë që të gjithë, jo vetëm patronazhistë, hajna e të korruptuar të këtij vendi.
🔹️Për ata që luajnë me parimin e “prezumimit të pafajësisë”, kur mbrojnë Ndrenikën në këtë keqpërdorje, duhet që po kaq publikisht sa puthja në lule t’ballit e Erjonit, tu prijë Robert Ndrenika i madh sak, e të shkojnë të na gjejnë ku është Inceneratori i Tiranës për të cilin paguajmë edhe sot incenerim, që ka kushtuar plot 420 milion euro?
🔹️Atëhere po, edhe unë do ta quaja si ju mbrojtësit e kësaj sjellje të pamoralshme, ndjesi personale e marrdhënje njerzore të Robertit e madje do kërkoja edhe falje publike.
🔹️Kaq e thjeshtë është diçitura skandaloze e aktorit të madh të keqpërdorur që po shetit në media e rrjete sociale.
🔹️Duhet me e ditë gjithsecili se, sjellja e personave publik me staturën dhe begraundin e Robert Ndrenikës është dhe duhet të jetë në vëmendje të opinionit publik, dhe duke pas parasyshë impaktin.
🔹️Më besoni miq!, më është dhimbsur shumë Roberti i Madh kur kam parë atë skenë fyese për të. Askush nuk i ul vlerat artistike të tij. Por edhe Roberti duhet ti ketë parasyshë ndjesitë e publikut, se është person publik, është “Nderi i Kombit” ta haj dreqi.
🔹️Sa e kam parë atë skenë, thashë me vete: moooos!
E ndynë edhe këtë. “Paska sak gjithmonë kohë me u korit burri”. Na e provoi Ndrenika, mjerisht e fatkeqsisht.
#AvNM
09.05.2026
Burimi/Facebook


Leave a Reply