Sot ti nuk duhesh kritikuar, jo.
Sepse ty të meriton skena e qelbur politike shqiptare!
Ty të meriton Partia Demokratike dhe opozita që nuk pati sy e refuzoi të shohë komplotin që ti e çove hap pas hapi deri në fund për t’i shërbyer sektit jo më me shejtanllëk siç e fillove po krejt hapur;
Kjo sepse:
1. PD nuk pati një ekspert ligjor të ju shpjegojë të vetëve dhe shqiptarëve se ti u pompove nga TV Bolinot si figurë e diasporës pasi Edi Rama dhe Pandi Majko të bënë “Ambasador i Kombit”. Asnjë.
Se çfarë kishe bërë ti në favor të kombit qê të dekoroheshe atë vetëm Pandi dhe Edi e dinë që të dekoruan.
2. PD dhe opozita nuk pati një jurist të kuptojë dhe denoncojë në emër të Opozitës se padia në Gjykatë Kushtetuese ishte jo vetëm nja skandal juridik dhe kushtetues por ishte kurth i sektit e para, për të të faktorizuar politikisht dhe e dyta, për të realizuar patronazhimin e votës së emigrantëve!
3. PD dhe Opozita nuk patën instiktin minimal politik për të kuptuar se ti ishe dhe mbetesh një sharlatan në shërbim të sektit!
PD nuk pati një ekspert ligjor për të verifikuar pretendimet e tua tejet të trasha se ty regjimi të “hoqi” shtetësinë dhe pasaportën shqiptare për shkak të “fitores” tënde në Gjykatë Kushtetuese.
PD nuk pati një ekspert të vetëm të bëjë një verifikim të thjeshte se ti ne fakt jo vetëm kishe dorëzuar shtetësinë shqiptare me vullnetin tënd në vitin 2012 por kishe kryer vepër penale duke nxjerre pasaportë shqiptare PA patur shtetësi shqiptare në vitin 2016.
Ti kishe shkelur me vetëdije të plotê jo vetëm ligjin shqiptar por edhe atë gjerman por kjo e fundit është mes teje dhe ligjit gjerman.
PD dhe opozita me e dëmtuara nga vota e diasporës nuk pati një ekspert të verifikojë dhe të të denoncojë se ti jo vetëm posedoje pasaporte shqiptare në mënyrë të PALIGJSHME pasi nuk kishe shtetësi por ti e ke përdorur këtë pasaportë për të votuar në mënyrë të paligjshme në zgjedhjet e vitit 2021 (siç e ke deklaruar edhe vete) dhe me shumë mundësi edhe në zgjedhje të mëparshme.
Në çdo vend tjetër perëndimor për këtë vepër penale ti do të dënoheshe nga 3-7 vjet në burg!
Kjo nuk ndodhi në Albanistan edhe kur Administrata e GJK e kuptoi në vitin 2022 se ti e posedoje pasaportën shqiptare në mënyrë të KUNDRALIGJSHME sepse ti nuk kishe shtetësi.
Ata vërtet urdhëruan Ministrinë e Brendshme të të fshinte emrin nga gjendja civile dhe të të sekuestronin pasaportën por nuk të paditën sepse ti ishte lojtari i sektit e vazhdon të jesh lojtar i Sektit. E ti jo vetëm nuk mbylle gojën e të kerkoje falja por pa tu dridhur qerpiku në programin më të ndjekur politik me një nga gazetarët më të mirë në vend nxitove të viktimizohesh e të shpallësh “persekutimin” nga regjimi!
Për lexuesit e këtij shkrimi do ta përseris se ti e ke rimarrë shtetësinë shqiptare vetëm në vitin 2024 e kjo verifikohet shume lehtë në Fletoren Zyrtare që është e aksesueshme online nga cilido i interesuar.
4. Partia Demokratike dhe opozita nuk patën asnjë ekspert apo intuitë politike të kuptonin se draftligjij për votimin “me postë” në fakt ishte jo drafti i juaj por drafti i sektit e prandaj ata e kaluan në Parlament.
5. Partia Demokratike nuk pati asnjë politikan me intuitë të kuptojë që “protestuesit” e futur në llozhat e Kuvendit me banderola 4-5 m (DUA TË VOTOJ 2025) u futën në fakt me lejen e Ballës për tu dukur si protestë opozitare. Ishte koha kur deputetëve të opozitës ju kontrolloheshin edhe brekët e asnjë buzekuq nuk mund të kalonte derën e Kuvendit por protestuesit e DPSHL futeshin.
6. Partia Demokratike nuk kuptonte apo nuk donte të kuptonte se ti takimet me Erion Veliajn dhe anëtarë të tjerë të sektit i realizoje jashtë vendit dhe jo në Tiranë!
Sot megjithëse post-factum ti ke kurajo dhe na bën edhe analizë post zgjedhore, je krenar dhe fajëson opozitën. Këtë të fundit e bën me shumë të drejtë se ata nese nuk janë vetë në pazarin tënd janë treguar vërtet syleshë.
Kam qenë ndër të rrallët që kam bërë denoncimin e komplotit tuaj me fakte që i kam bërë publike në shërbim të opozitës dhe vendit por opozita vendosi të mbajë anën tënde e të më shpallë mua plangprishës e armik!
Nga deri në nivelet më të larta të PD-se kam marrë deri kërcënime …”mos u merr me Haçkajn se është i yni”…..”është mik i doktorit”.
Sot ti jo vetëm ke kurajo të besh “analizën” e komplotit tënd por na dhe “sihariqin” se përveç se do bashkosh opoziten përmes Forumit SOROSIST të Ermal Hasimes ti do futesh diasporën në Parlament përmes përfaqësimit politik.
Ai popull përderisa mban Edi Ramën të mban edhe ty.
Ti do të futesh në Parlament sepse plotëson dy nga kushtet kryesore që kërkohen;
a) I ke shërbyer sektit në mënyrën më të shkelqyer në zgjedhjet e fundit duke i siguruar gati 200 mije vota.
b) jeni me precedentë penalë të rëndë në dy shtete, Shqipëri dhe Gjermani
Të na rrojë Partia (Pando-Ramiste) e Diasporës
Burimi/Facebook


Leave a Reply