Magazine
Asht në perfundim kampionati italian. Interi fitues me diferencë pikësh.
Mati Serreqi, shqiptaro-italian, (babën shkodran è nanen italiane).
Mbi 60 vjet interist.
E uroj per fitoren e skuadres së zemres!
Si shkodran dy fjalë du me i thanë. Po Vllaznia?
Here si ditë e bukur me diell e here si ditë me ere, shi e vrancine.
Lojtarëve të saj sot, duhet me i kujtu ato që nuk duhen harru.
A ju kujtohet Sabah Bizi?
Si Pele i Brazilit. Filloj futbollin në rrugicat e vogla te qytetit !
Djali i Loros,- i thonin. 17 vjeç asht ne kombëtaren shqiptare.
Zan Rragami i 7 penalltive në nji ndeshje.
Nuk harrohet Kavaja…
… Kete e plotësoj Pavlin Ndoja, që me pritje të penalltisë i dha Kupen e Republikes Vllaznisë.
Mehdin Zhega. Atlet. Me kry çonte topat drejt në rrjetë.
Gola?!
Si nuk e bane edhe nji gol sot more Din? – I thanë disa tifoza.
Dini: çka kujtoni ju se golat bahen si pordha… a!?
Lekë Koçobashi. Kaçatorri i Vllaznise. Ku fuste ky kryet tjerët nuk fusnin kamen.
Kur dy lojtare të Elbasanit nderhyne rande, me e damtu.
Leka ban nji sfidë e dy kundershtarët shkapeten njeni me tjetrin.
Pamje spektakolare. E denjë per nji paperissima.
Kohë e bukur e futbollit shkodran.
Kujtojmë:
Çanga, Puka, Rakiçi, Çapaliku, S. Dani, N. Thana, Ç. Ndoja, R. Luçi, F. Rragami, A. Dani, Djepaxhia, H. Zmijani, A. Hafizi, V. Briza, H. Lekaj, Basha, M. Dedja, A. Hoxha, Bershemi ,Borshi etj. etj.
Kjo asht Vllaznia 9 here fituese e kampionatit, 8 here e Kupës se Republikës dhe 2 here e Superkupes ne vitet 1999 dhe 2001,me primatin e klubit te futbollit ma te vjeter ne Shqipni i themeluem me 16 shkurt 1919
Kronika:
Trajneri ma i mire italian për mua asht Gasperini.
Anton Pistulli në Bergamo ka dale me te në nji fotografi. Ja kam lakmi!
Milan edhe pse mori drejtor teknik çubardhin tonë Tare, nuk po ban hajr fare.
Mas nji muaji fillon botnori. Per hater te shokëve të mij Ymer Bala e Bep Pëllumi në Amerikë, në mungesë të Italisë do të jem tifoz i Gjermanisë.
Në studio tuj pergatitë nji kronike.
Torino, maj 2026
Burimi/Facebook


Leave a Reply