
Sipas informacioneve paraprake, Rexhë Brahimaj ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga një sulm me mjet të mprehtë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit dhe, pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, ai nuk ka arritur të mbijetojë.
Lidhja e viktimës me figura të njohura publike është bërë e ditur përmes rrjeteve sociale. Atdhe Xharavina ka reaguar publikisht, duke ndarë një mesazh lamtumire për mikun e tij.
Ai publikoi një fotografi bardhë e zi të të ndjerit, të shoqëruar me fjalët: “Qofsh banor i luleve të xhehnetit, miku im”.
Ndërkohë, bëhet e ditur se Brahimaj ishte vëllai i Egzona Muçiqi, bashkëshortes së këngëtarit Albatrit Muqiqi, e cila gjithashtu ka konfirmuar humbjen përmes rrjeteve sociale.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për identifikimin e autorit të dyshuar.
Burimi/Facebook/Revista Ora


Leave a Reply