Homazhi i Ramës për ish-kryeparlamentarin, shpërthen ish-deputeti i PS-së: T’i vijë turp! Dje e gjeti që Servet Pëllumbit t’i thoshte Marksist-Leninist?
Sipas tij, kryeministri nuk mund t’i drejtohej një personaliteti si Pëllumbi me fjalë të tilla në ditën e homazheve, pasi ato ishin cinike dhe të papërshtatshme.
“Dje e gjeti që t’i thoshte Servet Pëllumbit marksist-leninist? E turpshme. I ka harruar shkrimet e tij revizioniste në vitet 1990 kundër udhëheqjes së PS-së. Një akuzë të tillë nuk mund t’ia thuash Servet Pëllumbit. Përdorimi i kësaj fraze dje ishte një cinizëm i madh. T’i vijë turp”, tha ish-deputeti socialist.
Po ashtu, ish-deputeti bëri një parashikim ogurzi edhe për Partia Socialiste e Shqipërisë, pasi deklaroi se ajo do të shkërmoqet, sepse nuk përfaqëson më shtresat e varfra dhe të mesme.
“Kur them e shkërmoqur, e them sepse kjo parti ka mbetur pa ide dhe ideologji. Kjo parti nuk përfaqëson më shtresat e varfra dhe të mesme, por oligarkët. Kjo është një parti që anon nga e djathta dhe çdo gjë bëhet vetëm për t’i shërbyer shkërmoqjes së PS-së”, tha Braho në Top News.
Burimi/Facebook/Saranda Opinion


Leave a Reply