(Flamuri i Kryetarit të Kosovës)
1. “Flamuri i Dardanisë”, përndryshe dhe “Flamuri i Kryetarit të Republikës së Kosovës, është futur në përdorim nga Presidenti historik i Republikës së Kosovës, Dr Ibrahim Rugova (1992-2006)
Publikimi i Flamurit të Dardanisë dhe propozimi zyrtar që të jetë “Flamuri Shtetëror i Kosovës, është bërë qysh në vitin 2001 nga Kryetari i atëhershëm i Republikës së Kosoves Dr Ibrahim Rugova, duke pasë reagime të ndryshme deri ne ekstrem nga adhuruesit dhe kundërshtarët.
2. Ky Flamur përdorej nga Presidenti Rugova që nga viti 1992, mbas mbajtjes së Referendumit për pavarêsi (1991) dhe pas zgjedhjeve Presidenciale e Parlamentare të Republikës së Kosovës (1992), ku pas publikimeve nje pjese e popullit të Kosovës ka filluar ta quajnë “Flamuri i Dardanise”, me emrin antik të trevës dardane, të mbretërisë e provincës dardane
3. Flamuri i Dardanisë i ka dimensionet 1m x 1.5 m me një stof në të kaltërt si ngjyrë simbolizuese e paqes në mes të të cilit gjendet Vula e Presidentit të Kosovês.
4. “Flamuri Dardan do të jetë Flamuri i shtetit tonë sepse e kemi në zemrat tona – ka thene Presidenti Ibrahim Rugova.
5. “Flamujt janë djegur më herët. Nuk ka qenë mënyrë e duhur. Por Flamuri i Dardanisë është në zyrën e Presidentit. Kam pasur trysni të hiqet por nuk kam pranuar të hiqet pasi është rregulluar me rregullore të veçantë. Flamuri i Dardanisë nuk ka qenë pjesë e përzgjedhjes, ka qenë në kriteret e Ahtisarit dhe ishim pajtuar me to” – ka deklaruar ish Presidenti i Republikës se Kosoves, Prof Dr Fatmir Sejdiu në njê intervistë në “Debat Plus” në TV “Dukagjini” në shkurt 2025.
6. Dr Vjosa Osmani Sadriu, që kur ishte ushtruese e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosoves dhe në mandatin në vazhdim si Presidente e Republikës së Kosoves ia ka dhene rëndësinë e duhur, ia ka rritur vlerat, i ka dhënë hapësira publikimi e dokumentimi Flamurit të Dardanisë edhe në Vulën e Presidencës së Republikês së Kosovês.
***
Shënim:
Ky tekst është shëputur nga Libri ‘Dr IBRAHIM RUGOVA – ARKITEKTI I PAVARËSISË SË KOSOVËS’ me autorë Besa Tafilaj Pinchotti & Korab F. Kastrati publikuar vitin e kaluar.
E publikova këtë sepse ka shumë konfuzion rreth ligjshmërise së këtij simboli në Zyrën e Presidencës së Kosoves.
Burimi/Facebook


Leave a Reply