Në vitet 1951-1955 ishim 52 nxanes që vazhduem Shkollën e mesme Pedagogjike në Shkodër.
Vinin të gjithë prej familjeve me emen të qytetit: Anamali, Alibali, Laca, Bushati, Gera, Shiroka, Radovani, Shkreli, Luka, Llazani, Mushani, Bala, Vila, Çurçia, Omari, Pogu, Hoti, Osmani, Krroçi, Pavaci, Mosi, Abati, Kurti etj.
Kjo perbamje shoqnore përcaktoi edhe edukatën e harmoninë në mes nesh të moshës adoleshente. Koha ma e bukur e jetës.
Deri në klasën e tretë ishte me ne edhe Leopoldi (e thirrnim Poldi). I qetë, i qeshun, i dashtun, i rregullt në paraqitje.
Në vitin e katert per arsye familjare vazhdoj mësimet në Durrës. Aty mori edhe dëftesën e pjekunise.
Viti 1955-56. Të gjithë filluem punën e mësuesit në rrethe të ndryshme të vendit.
Fati e solli që per Leopoldin të fillojë një e keqe fatale.
17 vjeç. Ra viktimë e nji padrejtësie.
Akuza: Tentativë arratisje dhe burg bashkë me dy vllaznit e tij.
Mbeti e vetme e moshueme nana e tyne në shpi.
Leopoldit iu thy andrra, shpirti e zemra e njomë.
Hetuesia: Dyshime. Fiksime. Vorbull pyetjesh. Trajtime psikologjike.
Leopoldi nuk u dorëzu.
Denimi: Si familje me dy vllazen morën gjithsej 30 vite burg.
Nuk ka nevojë per ma shume fjale ,falë zotit qe doli gjallë.
Kreu dënimin. Shikjohesh me sy të dyshimtë.
Njeriu i fortë vuen pa u anku, sepse rruga e t’meçmit kalon permes vuajtjeve.
Filloi punen si punetor ne Kombinatin e drunit.Aty kreu gjate punes edhe detyren e elekriçistit. Paralelisht mbaroi shkollën e mesme shtese në degen elektrike.
Krijoj familje.
Komunizmi bjen nga fiku, erdhi demokracia.
Merr pronat trashegue prej gjyshit të tij: Nik Nok Luc Shkreli, prej Shkrelit, fisi i urtësisë i Malësisë.
Njihet në qytet si tregtar i ndershëm dhe i suksesshëm. Në dy dyqane tregton pajisje elektrike dhe gaz të langshem.
Ne vitin 1991, Leopoldi me shokun e tij Servet Libohova, shkojne ne Itali ne Torino.Atje kontaktojne me FIAT -in ,me qellim me i ardhe ndihme qytetit, per nje bashkepunim me Nesherakun. Kjo per arsye objektive te kohes nuk u realizu.
Nuk i harron shokët e tij të cilët edhe pse kohë e rrezikshme ,plot kalece, kur doli prej burgut, i qëndruan afër edhe pse ndonjeni ishte në vende pune me përgjegjësi per kohen.
Ja shpërblen këtë guxim e mirësi shokëve.
Viti 2009….
Ditëlindja e 70-të e Poldit. Organizon festimin me gjithë shokët e maturës me sponsorizimin e tij në Razem. U kalua nji ditë shumë e bukur.
Nji ditë tjetër. Traditë. Shkundja e manit. Në Rragam.
Tjetër traditë. Pjekja e gshtenjave. Në shpinë e tij.
Persëri nji tjetër veprimtari, dhuratë e Poldit me bujari: vizitë në Kalanë e Krujës.
Në veren që shkoj, sapo kisha mbërritë në Shkoder prej Italisë.
Takimin e parë e bana me Poldin te Oborri Shkodran.
Pyetje: Pse Pold i bane gjithë ato veprimtari të bukura me shpenzime të shumta? Ai bani buzën në gaz e tha : vetëm unë që provova vuajtjet e burgut të diktatures e kuptoj se çfarë asht dashnja dhe rrespekti që më bane shokët e shoqet kur të tjerët të largohen e të rrijnë ftohtë.
Ky asht Leopold Shkreli, shok i dashtun i shtrenjtë dhe i veçantë.Sot ne moshen e trete 87 vjec!
Me skulptorin Hilmi Tafa
Burimi/Facebook


Leave a Reply