Dy pallatet e Lulzim Bashës në Ujin e Ftohtë të Vlorës, të cilat sipas medieve të Tiranës, janë ngritura jashtë standarteve urbanistike, do të shemben.
Lajmin e ka konfirmuar në profilin e tij në Facebook, kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika.
“Fadroma (buldozeri) gati për të shembur dy pallatet e Bashës në Ujin e Ftohtë; aksioni nis javën tjetër. Vlora po shkon drejt rehabilitimit të bregdetit”, ka shkruar Gjika.
Ky vendim i Bashkisë së Vlorës vjen jo më larg se një ditë pas konsultës së gjerë të Kryeministrit të ardhshëm Edi Rama me kryebashkiakët dhe deputetët e zonave bregdetare, në të cilën Rama theksoi se puna e pushtetarëve të rinj do të nisë që këtë verë, që këtë sezon turistik, me ato mjete dhe mundësi që kanë në dorë duke synuar në radhë të parë spastrimin e vijës bregdetare nga veriu në jug, nga ndërtimet e jashtëligjshme.
Bashkia e Vlorës e ka nisur aksionin e saj me prishjen e 130 objekteve të paligjshme në bregdet, duke përfshirë edhe pallatet e lartësuara mbi det në pronësi të Lulzim Bashës, Kryebashkiakut të Tiranës. Shqiptarja.com
Per”Alba – Dansk” Shkodrani



Leave a Reply