Pa kaluar as 24 orë nga ngjarja tragjike që i mori jetën 2 femijëve të gjorë të Durrësit, sot në mëngjes në lagjen tonë, isha dëshmitar i një pamjeje që as do t’a besoja; një grua- patrullë e Policisë Bashkiake e revoltuar po i bënte shenjë me gishtin në kokë një nga ata “trimat” e rrugëve, i hypur në makinë arrogante, pasi ky i fundit i kishte shkelur syrin.. Një gërr-vërr verbal që mund të rezultonte në një sherr të dhunshëm. Por gjëja nuk mbaron këtu, “trimi”, në ikje e sipër, xhiron gomat e makinës dhe fyen rëndë nga robt e shpisë gruan- patrullë. Kolegu i saj tutkun, në vend që t’i merte targën dhe të njoftonte direkt Policinë e Shtetit për të ndaluar të fortin, në mënyrë të turpshme ul kokën dhe i bën shenjë koleges së saj të largohen pa u ndier nga vendngjarja. E gjitha kjo skenë para kalimtarëve të shumtë
Dy gjëra do të kërkonin shpjegim;
1. A është koshiente Policia Bashkiake për peshën dhe autoritetin që i ngarkon ligji nëse halabakët e rrugëve e Tiranës dhe Shqipërisë sillen si të fortë..
2. A bashkëpunon Policia Bashkiake me Policinë e Shtetit kur konfliktohet me njerëz të dhunshëm në rrugët e Tiranës dhe Shqipërisë..
Burimi/Facebook


Leave a Reply