Nga Skënder Sadri KAPITI
Shoqëria shqiptare vazhdon të jetë e infektuar nga virusi komunist edhe sot pas 35 vitesh tranzicion. Vazhdon trashëgimia dhe kultura komuniste në politikë, në qeverrisje, në parlament, në shoqërinë civile ,në drejtësi dhe në media. Intelektualet janë akoma dhe më keq të molepsur dhe në koma patologjike nga sëmundja e së kaluarës komuniste.
Të gjitha mediat, gazeta e televizione , me shumë pak përjashtime të rralla janë ndarë nga e kaluara komuniste , të rralla janë ato media kritike të ishregjimit komunist dhe të regjimit të sotëm të korrupsionit paskomunist.
Komunizmi në Shqipëri u zbatua si një komunizëm fanatik ekstrem, një revolucion primitiv i eger, cnjerëzor dhe antinacionalist. Për ato trauma, për atë mjerrim e varfëri, për atë antihumanizëm dhe fatkeqësi e tragjedi njerëzore, familjare e publike që u ka shkaktuar komunizmi shqiptarëve, ky virus epidemie 50 vjecar duhej të ishte izoluar politikisht në karantinë.
Që të dekomunistifikohej Shqipëria, që të pastrohej nga rrangallet e komunizmit do të duhej një Vetting politik, që edhe nëse ke qenë qoftë edhe një ditë antar i Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe spiun i regjimit të saj nuk do të duhej lejuar vazhdimësia e tyre në politikë.
· Kjo për arsye se që të bëheshe komunist dhe spiun i sigurimit të diktaturës komuniste duhej të vertetoje se plotëson kriteret për komunist dhe të kesh treguar prova se je besnik i Partisë , duhej të bëje stazh e kurs partie, duhet të kishe biografi të mirë komuniste, si besnik e shërbëtor partied he kryetarit të saj Enver Hoxha, si revolucionar dhe spiun partie dhe i ashpër dhe i pakompromis e të ishe në vijë të parë të frontit pro luftës së klasave,për dënimin,burgosjen dhe internimin politik të atyre që mendojnë ndryshe nga partia dhe vija ideologjike e saj.
· Kjo gjë jo vetëm se nuk ndodhi në Shqipëri, por edhe tranzicioni në Shqipëri u kap dhe u drejtua nga ishkomunistët, ishspiunët dhe pinjollët e tyre të cilët kapën të gjitha partitë politikë, drejtësinë, akademinë,ekonominë dhe mashtruan dhe u maskuan si demokratë, të cilët rrënuan gjithcka, që vodhën e grabitën pasuritë kombëtare , që po këta ishkomunistë e ishspiunë bënë zëvëndësimin e regjimit komunist me regjimin e ri të korrupsionit dhe të hajdutësrisë.Prandaj Shqipëria edhe sot pas 35 vitesh tranzicion është në këtë farë dergjeje.
· Edhe Kosovës i duhet dekomunistifikimi, i duhet një Vetting real politik, duhet që partitë politike edhe në Kosovë t’i nënshtrohet një Vetting-u, pastrimit nga ish komunistët,nga ishspiunët e UDB-së dhe nga nostalgjikët e së shkuarës që vegjetojnë akoma në politikë, drejtësi, akademi dhe në media.
Burimi/Derguar nga vete Autori


Leave a Reply