Duke ju kthyer historisë tonë 114 vjeçare shtetformuese por edhe historisë 16 vjeçare të shtetit të Kosovës me dhimbje mund ta themi që ne shqiptarët ose nuk e pranojmë pluralizmin ose në tëresi e trajtojmë kundërshtarin politik si armik!
Në vitet 20 opozita kryesisht e majtë përdori atentate për eleminimin e Zogut vetëm se nuk e rrëzonte dot me mjete demokratike.
Propaganda antizogiste vazhdon edhe sot në ditët tona. Arriti deri në rebelim dhe puç kushtetues në Qershor 1924 duke e quajtur bile edhe “Revolucion Demokratik”!
U desh një punë titanike e nje mendje brilante si Ahmet Zogu që ta konsolidonte shtetin dhe ta bënte nga më seriozët në Ballkan në kohën e tij.
Fati i keq i L2B dhe pabesia e aleatëve na la 45 vjet në rregjim stalinist.
Pas vitit 1990 gërdalla e (vet)rrëzuar nuk e pranoi as edhe një ditë pluralizmin por doli në rrugë me parullën e thyerjes se kafkave. Menjëherë mbollën piramidat permes një loje që quajtën “FITORJA” pastaj lindi VEFA, SUDJA, POPULLI, XHAFERI, SILVA, GJALICA dreqi e i biri e me radhë e dihet çfarë ndodhi në vitin 1997.
Në vitin 2005 Opozita e asaj kohe erdhi krejt aksidentalisht në pushtet falë përçarjeve të vetë së majtës e frikës së mosmenaxhimit të bandave kriminale të cilat u bënë më të forta se vetë shteti i asaj kohe. Duhet thënë që vetë Fatos Nano përpos 1000 defekteve që kishte ishte liberal nga natyra dhe e dorezoi pushtetin pa lufte.
Duhet thene po ashtu se vitet 2005-2009 mbeten vitet më të mira të pas 90es sepse për herë të parë dhe të vetme partia e Miladinit & Dushanit ishte çuditërisht konstruktive e qeveria u përqëndrua në zhvillimin dhe përparimin e vendit!
Kjo mbaroi shpejt kur nga viti 2009 “rilindja” donte me çdo kusht dhe mjet pushtetin. Organizuan 21 janarin dhe mjeshtërisht siç dine ata fajtor bënë qeverinë.
E moren pushtetin falë “pragmatistit” Ilir Meta dhe që nga ajo kohë shanset për pushtet të opozitës çdo ditë që kalon bëhen gjithnjë e më të vogla pasi makineria soro-rilindase nuk ka lënë gur pa luajtur me kulaç e kërbaç e ka bërë opozitën krejt irrelevante saqë nuk e konsideron më as kundërshtar politik por vetëm se një grupacion me të cilin tallet.
Në Kosovë, para luftës falë një shtrese dijetarësh dhe intelektualesh brilantë që nuk i vijnë më Kosovës u bë i mundur faktorizimi dhe njohja ndërkombëtare e çeshtjes së Kosovës.
Krahu i ashtquajtur “pacifist” me në krye një mendje që nuk i vjen më Kosovës si Ibrahim Rugova dhe krahu gueril arritën ta futin NATOn në Kosovë e ta çlirojnë atë nga Serbia.
Por, shtetformimi në Kosovë sot është kapur nga e njëjta sëmundje si ajo që përmenda më lart e Shqipërisë Londineze.
Krahu gueril apo i “komandantëve” (të katundeve) i infektuar rëndë nga ish-sigurimsat e Enver Hoxhës përdori vrasjet dhe atentatet politike të rivalëve për të marrë pushtetin e që nga koha kur e kanë humbur atë nuk e njohin kompromisin politik e nuk arrijnë as ta mendojnë se duhet të distancohen nga e kaluara e errët e tyre!
Kosova sot udhehiqet nga një parti e majtë e në 5 vitet e para të pushtetit ka bërë do punë të mira për Kosovën duke u perpjekur ti prese falangat e krimit e korrupsionit të pas luftës pa përmendur veriun e Kosoves ku bëri atë qe as mund të mendohej para vitit 2020.
Sot, mjerisht lidershipin e saj e ka kapur semundja e kontrollit të të gjitha pushteteve kjo fale edhe faktit se përballë ka një opozitë krejt destruktive mbi të gjitha vetdestruktive.
Kompromisi që ishte gjë zakontê dhe norme në vitet 90 per interes të Kosovës është zëvendesuar me devizen “në djall të shkojë Kosova nese në pushtet nuk jam unê”!
***
Unë nuk e di a do edukohemi ndonjëhere e mesohemi me demokracine dhe pluralizmin politik apo thjesht nuk është gjellë për ne shqiptarët!!?
Burimi/Facebook


Leave a Reply