ME SEBEP!
“Ngul qepë e shkul hudhra”
Ministri i Punëve Botore, Ferit Hoxha, para ca ditësh, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, i quajti idiotë! Ti lexuesi im pa ‘tarafe’, para se ta përfundoj këtë qasje timin, do them se unë nuk do bëj zëdhënësin e partive politike shqiptare që janë në pushtet po as të atyre në opozitë. Thjesht do mbroj votën time deliberative dhe parimin e identitetit, pavarësisht se shqiptari nga Kopliku i Malësisë së Madhe do “arsyetohet” me deklaratën e tij në vijim;“Keni mbetur te java e kaluar, ndërkohë që gjërat kanë evoluar”
I nderuar ministër, mos harro se ne shqiptarët këtej thurimës, nuk kemi NËNËLOKEN; ne këtej gardhit, nuk kemi shtetësinë shqiptare; ne shqiptarët këtejpari, nuk kemi detin e Adriatikut;, “Mullirin dhe mullisin” ;ne këtejpari, nuk i kemi “Çunat e Londrës”; ne këtej gardhit, nuk kemi hapësirat e Gjykatës së Posaçme me “kafaz” prej qelqi, ne këtejpari flasim shqip, pavarësisht se ju, andej na emërtoni si ‘maqedoncë’. Në istancë të fundit, në asnjë mënyrë nuk të jepet e drejta të na quash idiotë, andaj nëse ke këllqe (sipas Kushtetutës të Shqipërisë), të na ndihmosh, ndihmo, nëse jo mbyll ‘llaçkën’. Edhe njëherë të bëjmë “rixha” të reflektosh me pozitivitet; të lusim, ndërto shembullin e Ministrit të mirëfilltë dhe të “sajdisur”. Bëhu njeri ndjellamirë! Të lusim, mos e shndërro institucionin e Ministrisë të Punëve Botore, në “rulet kazinoje ku hidhen ‘zaret’ me fatet e shqiptarëve maqedoncë”!; bëhu “aristokrat i fjalës dhe i mendimit politik”.
Dikur moti “Ahmet Zogolli e kishte futur në psikiatrinë e Vlorës kryeministrin e parë shqiptar, Sulejman Delvinën. Dhe kur njerëzit i thoshin pse s’dilte nga spitali, ai përgjigjej: E ku të shkoj? E gjithë Shqipëria një spital psikiatrik është”.
Burimi/Facebook


Leave a Reply