Si Kryetare e Preshevës, sot bashkohem me dhimbjen e madhe të kombit shqiptar për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja.
Ai ishte fjala që rrokullisej si një lumë i pakthyeshëm, metafora që pikturonin plagët e historisë sonë, ironia elegante që godiste padrejtësitë pa mëshirë, patosi që e ngre tekstin nga kujtesa në politikë, nga simboli në akuzë, nga festa në reflektim të thellë kombëtar.
Qosja na la amanet se “Te liria nuk arrihet me lule, por me vuajtje dhe mundime të gjata”. Ai e tha hapur se Lugina e Preshevës është pjesë e gjallë e kombit shqiptar, duke e kthyer realitetin tonë të sotëm në një pasqyrë të dhimbshme të padrejtësive që vazhdojnë. Sot, kur ai nuk është më, fjala e tij mbetet si një dritë që nuk shuhet, si një kujtesë që nuk fshihet, si një testament i përjetshëm për lirinë dhe dinjitetin tonë.
Lavdi jetës dhe veprës së Rexhep Qoses!
Burimi/Facebook


Leave a Reply