…Shuarja pak nga pak e nje mendjeje te madhe e te paperseritshme te kombit tone, Rexhep Qosjes, s’besoj se ka lene shqiptar pa nje “Ah!”, pa i dhembur shpirti. Profesorin e kam takuar vetem nje here ne jeten time, sigurisht me te tjere, diç me paten thene vite me pas dhe per nje permendje thene mes miqsh per ndoca shqyrtime te miat analitike qe u kam bere tri dramave te tij demitizuese nen titullin “Mite te zhveshura”, kohe me vone nga botimi i tyre. Shkurt, diç nga te tjeret. Ne nje ikje, edhe nje gjeze e vogel te mbetet ne mendje.
Perhere me ka ngopur mendimi i tij, kam perfituar dhe mesuar prej tij. Ka qene, ta quaj, nje “keshtjelle” perandorake ne letrat tona, nje biblioteke me libra te rende si me pergamena, dijetar nga i cili jemi frymezuar, kritik letrar i patejkalueshem, shkrimtar dhe dramaturg i poetikave moderne, politikan vizionar dhe perbashkues, mendjehapur, kritik dhe guximtar ndaj pushteteve abuzive te mediokritetit politik dhe intelektual, njeri ku rrihte ne zemren e tij nje shqiptari’ dinjitoze. Dhe… dhe… nje modesti prekese, qe te le kaq te mallengjyer, larg tam-tameve, larg keqperdorimeve politike e mediatike, larg delireve dhe mburrjeve boshe te njerezve qe duan te zhvatin pak “lavdi” prej tij, duke mbetur po aq i jashtezakonshem, human, ne strehen e shpirtit te vet, i vetmjaftueshem dhe tejet i perkore me vdekjen e tij dhe varrin, me largimin si njeri dhe me perjetesine si burre i MADH i shqiptarise.
Te qofte dheu i lehte, profesor! Edhe me vdekjen, ti meson…
Burimi/Facebook


Leave a Reply