Na ishte njihere…….Shenime
Gjelinen, me nji bukuri vajznore, te nji katundi të vogel malor, e martuen (me shkusi) në nji katund të madh fushor.
Dhandri. Djalë i ri, karrocier në kooperative, prej nji familje me biografi të mirë (tregonte tabela bazë lufte tek dera)
Nusja. E re, e bukur, e hijshme. Shtatnalte dhe e fortë me nji gjoks të plotë. E gatshme per nji punëtore në kooperative bujqësore (e tipit të naltë).
U ba darsem me zakone katundi e tradicionale. Bashkohore (për kohen) me pije e ushqime magazine.
Sapo kaloj java e parë, nusja e re me gratë e tjera filloj punën në brigate. Në arë.
Gjelina i kishte tanë të mirat ,por ishte pak demele!
Nuk realizonte normen e paguhej pak.
Çdo natë në shpi shamate. Kacafytej me vjehrren. (nuse e vjeherr shkojnë mirë kur janë vetem në fotografi).
Edhe me të shoqin, djalë deshiri, kacadredhej (nuk dinte dhia çka asht taxhija)
Mbas do kohe…
Në kooperative u bane disa ndryshime e zevendësime me permirësu, (arnu) cilësinë e punës.
Brigadieri i vjeter u zevendësu me nji tjeter. Ky erdhi si pranvera me forca të reja.
U çudit brigadjeri i ri kur pau Gjelinen. Nji peri.
Ma e bukura dhe ma e mira nder shoqe.
Iu gezu fatit të tij…
Nuk kaloj shumë kohë dhe i tregoj asaj se: punën me e marrë normen mund ta kryente edhe ndryshe!!
Nji dite te bukur pranvere e thirri mas mullarit të sanes tek kanali i ares.
I tha: a e din pse të kam thirrë Gjeline? Dhe pa vonu nisi me e gerga gjithka.
E kashagiti mir e mir derisa filloi me dihatë…
A u lodhe shoku brigadjer – I tha Gjelina? 😂😂
Ma tej…
Qetësia ra në shpi:
I shoqi realizonte planin me karrocë e kalë. I vuni edhe rrota gome karroces. (Dhuratë e brigadierit të ares)
Ma e lumtun ndihej vjehrra për nusen që po realizonte dy norma e po punonte si bleta me forcat e veta
Burimi/Facebook


Leave a Reply