Shumica e butakëve të diasporës që iu shiten shqiptarëve të Shqipërisë si figura të reja janë nga qeniet më groteske dhe pa kurajo publike që mund të gjesh.
Po t’i pyesësh këta “ekspertët” e IT-së, drejtorët e bankave apo konsulentët shqiptarë që jetojnë në Perëndim, kupton se janë individë që kanë zero teza politike, publike, përpos faktit që vijnë me ide megalomaniake (si një idiot që me daljen e parë në media në Shqipëri thoshte “dua të bëhem KM i Shqipërisë”, por rrallëherë shkelte në Shqipëri).
Për të mos folur për këta katundarët e diasporës që krijojnë OJF-ra shqiptarësh në vendet e tyre për t’u dhënë çmime vetes.
Janë fiks si këta studentët e mjekësisë apo IT-së në Shqipëri që duan të futen në politikë, por që ngaqë nuk i lë mami dhe babi të bëjnë atë që duan, dalin në media si me demek ekspertë IT-je apo si aktivistë të të drejtave të studentëve të mjekësisë.
Butakët e diasporës vijnë në Shqipëri sa herë që kuptojnë se sa do çmime refugjatësh të fitojnë andej dhe sado ta kenë rrogën aty ku janë, ngelen dështakë sepse s’ia kanë dalë dot në vendin e vetë e prandaj ikën si lepuj. Në Shqipëri, kuptohet, vijnë e marrin publicitet falas, pavarësisht se janë nga qeniet më injorante e më të palexuara që mund të njohësh.
Nga butakët, më të sëmurët janë këta që jetojnë në SHBA, që me përjashtime të vogla, vijnë më katundarë dhe më lakonikë kur kthehen nga SHBA sesa kur shkuan.
Kështu që ky “samiti i diasporës” nuk sjell asgjë konkrete. Është manovër e Ramës për të rinovuar partinë e tij përballë klaneve që duan t’i marrin partinë, si dhe mesazh ndaj BE-së që ai nuk është i korruptuar e prandaj po sjell “shqiptarin e mirë” nga diaspora.
Shqipëria ndërkohë nuk bëhet nga butakët e diasporës. Bëhet nga restaurimi i drejtësisë, meritokracisë, lirisë dhe sundimit të ligjit për njerëzit që jetojnë në këtë vend dhe kanë refuzuar ta tradhtojnë. Jo nga butakët e diasporës.
Burimi/Facebook


Leave a Reply