Më 8 prill 1999, nipi i Studenicës, pikërisht nga familja Zeqiraj, Avni Elezaj nga Jabllanica e Pejës, në moshën 17-vjeçare, u tha shokëve të tij se do t’i dilte përballë, me mortajë–zollë, njësitit kriminal të policisë serbe në Pejë.
Sipas InfoPeja, një njësi ushtarako-policore serbe, e udhëhequr nga Nebojsha Miniq, i njohur me nofkën “Mrtvi”, kishte kryer vrasje të shqiptarëve të pafajshëm në Pejë dhe rrethinë. Në këtë grup bënte pjesë edhe një kriminel tjetër, Vidomir Shalipuri, i cili ishte përgjegjës për shumë rrahje, plaçkitje, dhunime, kidnapime dhe vrasje të shqiptarëve.
Tregtarët e “Fillit të Gatë” në Pejë (Çarshia e Xhamisë) rrëfejnë tmerrin që kanë përjetuar nga grupi i këtij krimineli, Shalipuri. Ata tregojnë se, kur ai hynte në treg, në të dy anët ndodheshin dyqanet e tyre që merreshin me ar (dukatë etj.), dhe ai i detyronte që të dilnin në derë me nga një enë të mbushur me arin e tyre. Ndërkohë, kriminelët e grupit të tij mbushnin thasët, duke i rrahur tregtarët.
Avni Elezaj, së bashku me shokët e tij, u pozicionua në trekëndëshin rrugor që lidhte Radavcin me Pejën, Jabllanicën, Kaliqanin, Studenicën dhe Vrellën. Ai u tha shokëve të qëndronin në të dy anët e rrugës në gatishmëri, ndërsa vetë u shtri në asfalt me mortajën e tij, duke pritur një makinë me rimorkio të mbushur me kriminelë serbë të armatosur, të ulur në dy rreshta anësorë me tytat e armëve të ngritura lart.
Një bashkëvendas i Avniut me ka treguar se ai u kishte thënë shokëve: nëse më dështon dhe nuk ndizet mortaja–zolla, ju të gjithë, sa të mundeni, qëlloni me armët tuaja edhe mbi mua, vetëm që të arrihet asgjësimi i kriminelëve.
Fati deshi që mortaja e Avniut të ndizet dhe e gjithë ajo makinë, bashkë me militaret serbë, u hodh në ajër dhe u përfshi nga flakët.
Avni Elezaj ishte pjesëtar i Brigadës 133 “Adrian Krasniqi”, me shtab në Fashatin Studenicë, pikërisht në shtëpinë dajve të tij e liruar nga dy vëllezërit e nënës së tij, Halimes: Sefer Adem Zeqiraj dhe Xhemajl Adem Zeqiraj.
Burimi/Facebook


Leave a Reply