Pas një shekulli ndarje, u takua përsëri vllaznia e Derës së Parë të Nik Alisë së Fletit. Një histori që nis me pesë djem: Pal Nika, Kol Nika, Ndu Nika, Dod Nika dhe Zef Nika – trung që u shpërnda në kohë, por kurrë nuk u shua.
Pasardhësit e Zef Nikës, që dikur u larguan drejt Gjakovës dhe sot mbajnë mbiemrin Hasanaj, u rikthyen në rrënjë. Një takim që nuk ishte thjesht takim njerëzish, por bashkim gjaku.
Të ndarë nga gjakmarrja dhe të izoluar nga sistemi komunist për dekada, sot u gjendëm përballë njëri-tjetrit si vëllezër të një gjaku. Gjaku të therret… dhe ne dolëm në të gjashtin brez, unë dhe kushërinjtë e mi nga Gjakova – Hasanajt.
Shkuam bashkë me bashkëshorten time dhe pritja ishte burrërore, me nder e zemër të madhe. Burra, gra e fëmijë të derës së Zef Nik Alisë – të gjithë na pritën si të ishim gjithmonë aty.
Në atë sofër, ku u ulëm bashkë, u ndje mall, respekt dhe një harmoni që rrallë përjetohet. Mes bisedave, mësuam edhe për vështirësitë, për mashtrimet që kishin hasur, kur të tjerë ishin paraqitur si të asaj dere.
Por madhështia e vërtetë nuk ishte vetëm pritja…
Ishte fjala.
Kur dola në derë të oborrit, një kushëri më tha: “A i sheh ato shtëpi rresht? Kur të vijsh në Gjakovë, nuk ke nevojë me trokitë. Hyn brenda, hap derën… se je në shtëpinë tane.”
Ajo fjalë më mbushi sytë me lot.
Sepse ajo nuk ishte thjesht mikpritje… ishte pranim, ishte gjak, ishte zemër.
Se në këtë botë, gjithë pasuria nuk vlen sa një fjalë e mirë. E një fjalë e mirë… të zgjat jetën.
Me respekt Zef ,Nikoll, Zef, Pjeter ,Pal .Nik Alia 🇦🇱
Der e par Flet Thaç

Burimi/Facebook


Leave a Reply