Dalja e tij erdhi si surprizë për publikun, sidomos pas sakrificës që bëri në lojë për Gresën, duke nxitur reagime të shumta në rrjet.
Menjëherë pas largimit nga ferma, ai dha një prononcim të shkurtër ku reflektoi mbi eksperiencën dhe emocionet që përjetoi gjatë qëndrimit.
“Eksperienca ishte e bukur, por edhe e lodhshme dhe stresuese… izolimi bëri të vetën. Do ta mbaj mend si diçka shumë të veçantë,” u shpreh ai.
Akili pranoi gjithashtu se disa veprime mund të jenë ndikuar nga emocionet dhe situata brenda lojës:
“Ndoshta më penalizoi euforia. Ky nuk është Akili në jetën reale.”
Me këtë reagim, ai duket se kërkon mirëkuptimin e publikut, duke theksuar se presioni i formatit ndikon ndjeshëm në sjelljen e konkurrentëve.
Burimi/Facebook/Infopress Al


Leave a Reply