Që prej zgjedhjeve të majit në vitin 2025 në qasjen e kryeministrit lexohet gjithçka veç sigurisë së një kryeministri që ka fituar 83 mandate dhe gëzon mbështetje të plotë të faktorit ndërkombëtar.
Teorikisht, dikush që ka fituar për herë të katërt të drejtën për të qeverisur vendin, duhet të jetë thellësisht i qetë në veprimet që kryen dhe në fjalët që thotë.
Paradoksalisht, në fjalët e kryeministrit lexohet më shumë ankthi i një humbësi se siguria e një fituesi. Nxiton të etiketojë kampin opozitar si ” hale”, përjashton gazetarë nga konferencat për shtyp dhe fyen sistematikisht këdo që nuk riprodhon mendimin dhe veprimin e tij.
Pse ky ankth dhe ky nervozizëm?!
Ankthi i një fitoreje lind nga frika se elementët e fitores në të shkuarën mund të projektohen si kërcënimi yt në të ardhmen.
Një fitore,që nuk prodhon qetësi, është një fitore artificiale që kthehet për fituesin në një peshë të rëndë të cilën duhet ta mbajë mbi shpinë në çdo frymëmarrje dhe çdo frymënxjerrje.
Post Scriptum- Pesha e fitores artificiale rritet ditë pas dite duke dobësuar kurrizin e fituesit që tashmë ka humbur kontrollin e fjalës dhe të veprimit.
Elona Caslli
Burimi/Facebook


Leave a Reply