Më 30 mars 2026, në mjediset e Fakultetit të Ekonomisë pranë Universitetit të qytetit verior të Italisë, Brescia, u zhvillua ceremonia e diplomimit të studentëve që në vite kanë ndjekur studimet. Ndër ta, edhe një studente shqiptare me emrin Samuela.
Pasi ndoqi vitet e para në sistemin parashkollor në Itali, prindërit Mark e Dilore Paci vendosen të kthehen në vendlindje. Nisën të ndërtonin jetën, ndërsa Genti e Samuela nisën studimet nga e para. Genti vazhdoi derisa mbaroi Fakultetin e Infermierisë. Samuela mbaroi shkollën e mesme e, njëkohësisht, vazhdoi kursin intensiv të gjuhës italiane. Pas disa viteve ata u kthyen përsëri në Itali dhe filluan gjithçka nga e para. Samulea fitoi të drejtën dhe u regjistrua në Fakultetin Ekonomik.
Studentja Samuela shkëlqeu në ecurinë e studimeve. Gjatë viteve të para fitoi edhe shpërblimin e bursës për studime. Në kohë normale, pas tre vitesh studime mbaroi ciklin bachelor dhe vuri kurorën e parë të laureas. Kjo diplomë nuk përmbushi ambiciet e së diplomuarës. Në dy vitet që vijuan këtë sukses të parë, me shumë vullnet ndoqi studimet për të perfeksionuar njohuritë e marra, për t’u futur sa më shumë në brendësi të trukeve të profesionit dhe për të zbuluar enigmat e zhvillimeve të reja që karakterizojnë kohën në të cilën jetojmë. Për disa muaj përgatiti tezën e doktoraturës dhe gjithçka gati.
Prindërit e Samuelës, Dilorja dhe Marku janë të angazhuar në maksimum dhe janë shumë aktivë në lëvizjen shoqërore e kulturore këtu ku jetojmë. Pak ditë para ceremonisë, Shoqata Alba dhe Centro Culturale ODA organizuan festimin e Ditës së Verës. Studentja Samuela la mënjanë ethet që provokojnë ditët para prezantimit të Tezës para komisionit dhe erdhi bashkë me një grup shokësh e shoqesh që janë miqësuar në vitet studentore. Edhe ata kërcenin vallet tona të qeshur e të gëzuar, ndërsa Samuela ishte stolisur me një veshje kombëtare, hijeshia e të cilave ishte sa në kontrast, aq edhe në linjë me kapacitetet e saj intelektuale. Duke qenë ditë pune data e ceremonisë, ishte pengesë që të ishin të pranishëm shumë nga ne që i gëzoheshim kësaj arritjeje. Ishin këta shokë e shoqe që plotësuan kuadrin dhe i dhanë bukurinë ceremonisë me praninë e tyre.
Për të qenë të sinqertë, të tre studentët që prezantuan tezat për nivelin master, ishin shumë të përgatitur. Ndër ta, pa dyshim, Samuela, e cila prezantoi Tezën sipas rregullit në gjuhën angleze. Për ne që anglisht nuk kuptonim, nuk qe e vështirë të dallonim sytë adhurues të profesorëve në komision ndaj studentëve, në përgjithësi, e ndaj Samuelës, në veçanti.
Kur hynë në pozicionet e tyre, komunikuan vlerësimet finale; 110 e lode, për të parin; 108 (nga 110) për të dytin. Për të tretën, kryetari i Komisionit vazhdoi:
– Në emër të madhërisë, Rektori i Universitetit, ju deklaroj Doktoresha në ADSEM (in Analytics and Data Science for Economics and Management) Një specializim që ka nisur të praktikohet prej dy vitesh.
Vlerësim final, 110 e unanimish lode për Samuela Paci.
Burimi/Facebook


Leave a Reply