Nga Skënder Sadri KAPITI
Sonte në Prishtinë luhet finalja kualifikuese për të shkuar në Kampionatin Botëror të Futbollit, dhe sot të gjithë shqiptarët janë me dardanët në Prishtinë.
Dita e sotme të kujton 17 Shkurtin e vitit 2008 kur Kosova, Dardania shpalli Pavarësinë, kur të gjithë shqiptarët festonin atë ditë.I urojmë futbollistëve dardanëve fitore dhe kualifikimin për në kampionatin botëror të futbollit.Fitorja e përfaqësueses së Dardanisë është fitore për të gjithë shqiptarët.
Në rast fitoreje sonte, kjo do ishte ngjarja e dytë e madhe pas Shpalljes së Pavarësisë.Jo vetëm shqiptarët por edhe bota e madhe e futbollit boteror sonte është me sytë dhe vëmendje në Prishtinë, ku pretendent për të shkuar në botëror është përfaqësuesja e Kosovës, Dardanisë.Dardanët kanë rastin që të hynë në histori dhe të shkruajnë historinë. Futbollistët e Dardanisë na kanë bërë dhe na e kanë lartësuar krenarinë kombëtare, prandaj t’a mbështesim fuqishëm perfaqësuesen dardane.
Burimi/Derguar nga Autori


Leave a Reply