Aktori Simon Shkreli ka publikuar sot në rrjetet sociale disa pyetje drejtuar Bashkisë Shkodër dhe kryebashkiakut Benet Beci, duke kërkuar sqarime mbi efikasitetin dhe angazhimin e Drejtoreshës së Kulturës.
Kujtojme se Shkreli u shkarkua nga teatri “Migjeni” me arsyetimin e bashkise per mungesë efikasitetit dhe produktivitetit. Ai pyet Bashkinë se si po vlerësohet tani puna, efikasiteti dhe produktiviteti i Drejtoreshës së Kulturës, znj. Sara Smaja, duke pasur parasysh angazhimin e saj në projektin televiziv “Ferma VIP”.
“Si vlerësohet ‘efikasiteti, efektiviteti dhe produktiviteti në punë’ i Drejtoreshës së Kulturës? A është kjo në përputhje me rregullat dhe detyrimet e funksionit publik që ajo mban?” shkruan Shkreli.
Statusi i plotë i Simon Shkrelit:
Pyetje për Bashkinë Shkodër, Kryetarin dhe Drejtorinë e Burimeve Njerëzore:
Si vlerësohet “efikasiteti, efektiviteti dhe produktiviteti në punë” i Drejtoreshës së Kulturës, znj. Sara Smaja?
Kjo pyetje lind për shkak të mungesave të saj të zgjatura në detyrë, ndërkohë që është e angazhuar si regjisore në një projekt televiziv (“Ferma VIP”).
A është kjo situatë në përputhje me rregullat dhe detyrimet që rrjedhin nga funksioni publik që ajo mban?
Për çdo çështje tjetër, mbetet në kompetencë të institucioneve përkatëse të verifikojnë dhe të veprojnë sipas ligjit.
Burimi/Facebook/Portali Veriu Sot


Leave a Reply