Talleshin me të sepse ajo ishte ndryshe. Ajo tallej me ta sepse ata ishin të gjithë njësoj.
” Më kanë quajtur gjithmonë të çuditshme dhe të ndryshme, por a e di çfarë? Normaliteti është shpikje e atyre që nuk kanë fantazi.
Lindi në Milano, një fëmijë që fliste pak, por Ndiente gjithçka.
” Më pëlqejnë njerëzit që dëgjojnë erën mbi lëkurë, që ndiejnë aromën e gjërave, që ua kapin shpirtin, sepse aty ka vërtetësi, aty ka ëmbëlsi, aty ka ndjeshmëri, aty ka akoma dashuri”.
Ndjeshmëria e saj shihej si dobësi dhe në familje askush nuk e kuptonte. U martua shumë e re me një burrë që nuk e donte. Martesa nuk i solli lirinë, por vuajtjen.
Dhe një ditë, në mes të një sherri, burri i saj vendosi ta internonte. Kështu përfundoi në një Spital Psikiatrik, pa dëshirën e saj, pa mbrojtje, pa zë dhe atëherë filloi të shkruante. ” Kam rënë, jam plagosur, por jam RINGRITUR.” Sepse shpirti i saj ishte tepër i madh për t’u kyçur edhe nga vetë ata që e kishin burgosur. Muret, që duhet t’ia mbyllnin gojën, u dhanë krahë për të fluturuar fjalëve të saj.
Fjalë, që një ditë do të bëheshin strehë për këdo që vuan, pasqyrë për këdo që është thyer, përqafim për këdo që ka frikë.
Kur doli nga Spitali Psikiatrik, nuk ishte më i njëjti njeri. Ishte një grua që kishte përjetuar ferrin dhe kishte gjetur një mënyrë për ta rrëfyer.
” Të çmendurit janë njerëz simpatikë. Të marrët i kam takuar pasi kam dalë nga spitali.
Vazhdoi të rrëfente: fliste për plagën e dashurisë, për dhuntinë e çmendurisë dhe për stuhinë e jetës.
Dhe bota më në fund e pa. Një grua e ndjeshme që ishte mbyllur në një spital psikiatrik, që ishte lënduar dhe shpërfillur, megjithatë kishte mbijetuar.
Sot vargjet e saj janë kudo. Këto vargje citohen, lexohen dhe shpërndahen, por historia e saj, ajo histori e përveçme, shpesh mbetet në hije.
Alda Merini nuk është një Ikonë e Brishtë. Është prova e gjallë që Zemra e një gruaje është një Dritë që askush nuk mund ta shuajë.
Nga muri i Professor X
Përktheu E.Caslli
Burimi/Facebook


Leave a Reply