Falë solidaritetit, dashurisë dhe zemërgjerësisë së secilit prej jush, u arrit të plotësohet me sukses shuma për ndërhyrjen kirurgjikale të bashkatdhetarit tonë, Sokrat Duro. Një djalë i ri, vetëm 25 vjeç, me një jetë përpara – dhe sot, falë jush, me një mundësi të re për të jetuar plotësisht.
Komuniteti Shqiptar në Rethimno shpreh mirënjohjen më të thellë, emër për emër, për çdo kontribues. Çdo ndihmë, e madhe apo e vogël, ishte një gur themeli në këtë mrekulli njerëzore.
Transparenca dhe besimi juaj u respektuan deri në fund: shuma e mbledhur u transferua drejtpërdrejt nga llogaria e Komunitetit në llogarinë e klinikës IGJIA, e cila realizoi me sukses të plotë operacionin.
Kjo nuk është thjesht një histori ndihme e suksesi. Është një dëshmi se kur bashkohemi, bëjmë të pamundurën të mundur.Edhe këtë here këtë histori e shkruat ju ,të nderuar bashkatdhetarë. Është një kujtesë se forca jonë si komunitet qëndron në zemrat tona të bashkuara.
Faleminderit nga zemra secilit prej jush. Sot fituam të gjithë bashkë,ashtu si fitojmë gjithmonë kur jemi të bashkuar.
TE GJITHË BASHKË MUNDEMI !
Burimi/Facebook/SHQIPTARET NE RETHIMNO . (Te gjithe bashke mundemi )


Leave a Reply