Situata në shtëpinë e Big Brother VIP po bëhet gjithnjë e më dinamike! Së fundmi, Shëndriti dhe Miri janë përfshirë në një diskutim shumë të fortë rreth lojës, duke shprehur hapur mendimet e tyre për rrugëtimin e njëri-tjetrit.
Shëndriti ka vënë në dyshim profilin e Mirit në këtë garë, duke theksuar se pas plot 94 ditësh qëndrim në shtëpi, ai ende nuk ka krijuar një dinamikë të tijën. “Ti nuk bën lojë, nuk je fare i orientuar,” i tha ai gjatë bisedës, duke shtuar mendimin e tij se një fitues i vërtetë duhet të dijë të krijojë situata dhe dinamika nga asgjëja.
Nga ana tjetër, Miri nuk e ka lënë me kaq. Ai ka mbrojtur qëndrimin e tij duke e pyetur Shëndritin se përse po analizon lojën e tij dhe cila ishte në të vërtetë dinamika e vetë Shëndritit.
Burimi/Facebook/Prive by LS


Leave a Reply