Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Lala thotë se “Rrjeti i patronazhistëve kërcënues të Sara Miles, është i frikshëm.” Më tej ajo i kërkon llogari deputetes për të treguar si e justifikon mbështetjen e madhe që mori në zgjedhjet e 11 majit 2025, ku ishte nja nga kandidatet më të votuara të PS në rang vendi.
“Super deputetja e Elbasanit që nuk arrin të shpjegojë dot sesi i mori mijëra vota,” shkruan Lala ndër të tjera.
“Rrjeti i patronazhistëve kërcënues të Sara Milas, super deputetes së Elbasanit që nuk arrin të shpjegoje dot sesi mori mijëra vota (nga krimi, me shantazhe apo i bleu) është i frikshëm. Harron e ngrata që kësaj here i ka has sharra në gozhdë, se nuk trembem nga laraskat…’, shkruan Klodiana Lala në rrjetet sociale.
Gazetarja shprehet e vendosur për të vazhduar raportimet e saj, dhe thotë se nuk trembet por i kërkon një përballje publike deputetes, gjithmonë nëse partia i jep leje.
Kujtojmë se Sara Mila ishte nga deputetet më të votuara të listës së hapur të PS-së në Elbasan, me afro 9 200 vota personale, numër ky më i madh dhe se i ndjekësve të saj në rrjetet sociale asokohe. Këto shifra hapën një debat të gjerë publik në analizën e zgjedhjeve, ku opozita akuzoi se Sara Mila mbështetej nga eksponentë kriminalë në Elbasan.
Burimi/Facebook/Bujar Bujar


Leave a Reply