E moshuara çdo mengjes,
Me lundren e saj të vjeter,
Pershkon lumin me kujdes,
Kalon dhitë në anen tjeter.
Ne sabah ngrihet nga gjumi,
Sa kendon gjeli i parë,
Matanë bregut të lumit,
I kullot me gjeth e bar.
Ngrihet ne te dalë të drites,
Veç per hatrin e shelegut,
Dhe kthehet para mesdites,
Pa i zene vapa e zhegut.
Ka më shumë se 30 vjet,
E vetmuar pa njeri,
Bashkeshorti nderroi jetë,
Pa i lanë trashegimi.
Pas humbjes së bashkeshortit,
I ndryshon rrjedha e jetes,
Me besim i lutet Zotit:
-Me ndihmo t’i dal zot vetes.
Meqë nuk e provoi dot,
Shijen e foshnjes ne gji ,
-U paça, -dhive u thote,
U kam si femitë e mi.
Me to “flet” edhe kuptohet,
Ne livadhe e sokak,
Me to erret, me to zgjohet,
Me to mbidhet në konak.
Fshatarët kurre s’e harruan,
Me shumë dashuri e qasin,
Nofka, që e “pagëzuan”,
“Dada” e dhive e therrasin.
Që mos t’ndihet e vetmuar,
Se keshtu e deshi fati,
Porsi femi i llastuar,
Shelegu i shkon te shtrati.
-Hajde, -i thotë, i vogli i dades,
Ndez kandilin, ndriçon oda,
“Pse ma prish gjumin e natës,
A ke frike se me merr mortja”…
Shelegu sikur i thotë,
Do rrimë bashkë deri n’mengjes,
Çdo natë do te bëhem shok,
Sepse mortja nuk ka besë…
-Degjo, -i thotë, -ta marresh vesh,
Me morten, kurr nuk takohem,
Kur jam unë, ajo nuk është,
Atehere pse t’i frigesohem?
Ajo, s’asht mike as hasëm,
As degjohet as nuk shihet,
Perjetohet si fantazëm,
Si gogoli tek femijet.
Ndaj ta lamë këtë bisedë,
Jepja një perqafim dades,
Shko nën ahër, flij i qetë,
Sa t’jam gjallë s’i trembem mortes…
Shko tani se u ba vonë,
Meqë gjeli s’ka kënduar,
O i vogli i shtëpis tonë,
Sa t’kam ju, s’jam e vetmuar…
Vebi KURTAJ
Burimi/Facebook


Leave a Reply