Ditën e Barjamit,
ndodhi një çudi.
Krishterja e bukur,
seç kërkon se di?
Më hodhi ca lule,
në samar të kalit.
Rrugën kisha marrë,
tutje anës malit.
Unë sinjalet e saja,
bukur çi kuptova.
E ndalova kalin,
dhe e përqafova.
Pyeta edhe Nënën,
si ta bëj këtë punë?
Kur flet dashuria,
s’kam pse flas unë.
Ajo është krishtere,
neve Myslimanë.
Po ma dhe bekimin,
do ta tund dynjanë.
Po qe shumë larg,
shko merre në karah.
Askush s’do të qeshë,
do të thonë Pasha.
Bibla edhe Kurani,
duanë paqe jo gjak.
Merre biri Nënës,
që sonte në dark.
Pa shikoje ore bir
Ç’ka shkruar në gji?
Shqipin dykrenore,
Nënë si unë dhe ti.
Kaleshkën e mora,
më ndriti shtëpia.
S’ka pengesa fare,
kur fëlet dashuria.
Burimi/Facebook


Leave a Reply