Ishte ndër dyert e njoftuna shkodrane, për nga bukurija e për kush u pershkue nëpër te.
Ma e veçanta e saj ishte se “strehoj” per vite me radhë nji personazh të qytetit, të njoftun sidomos në lagjet katolike, që ishte Deda, të cilit shkodranët i kishin vu epitetin Dedë Matura.
Ai ulej çdo ditë në pragun e gurtë, së bashku me “paimet” e tija: shishen e muxit me raki e shtrajcen me zhele që i varej në qafë me ushkurë. T’paudhit e ngacmojshin, por Deda kishte gjithmonë gati batuten “me i dalë zot vedit”, por edhe me u mbrojtë n’sulm.
T’hajnë bostanin e t’gjuejnë n’lëkura…, thote per komunistat e kohen e tyne Ded Matura….
Eh, kjoftë per at’herë. Kohë t’vështira, por kishte njerzi….
Foto: P. Logoreci
Burimi/facebook/Pjeter Logoreci


Leave a Reply