Ka diçka thellësisht të dhimbshme në këtë vend: ata që përmenden çdo ditë në skandale korrupsioni dhe grabitje të parave të popullit, shfaqen përpara kamerave duke folur për Zotin, moralin dhe besimin.
Në Shqipëri po ndodh një paradoks i madh.
Ata që akuzohen për shpërdorim pushteti, për afera dhe për pasurimin mbi kurrizin e qytetarëve, papritur shfaqen si predikues morali në tryezat e iftarit.
Por besimi nuk është spektakël politik.
—————————————————————————
Besimi nuk është dekor për pushtetin.
Besimi është ndërgjegje përpara Zotit. Nëse akuzat që qarkullojnë prej kohësh për korrupsion dhe grabitje të parave publike vërtetohen nga drejtësia, atëherë nuk kemi të bëjmë thjesht me korrupsion, por me një grabitje të organizuar të pasurisë së përbashkët.
Miliona dhe miliarda që duhej të shkonin për shkolla, spitale dhe për jetën e qytetarëve, përfundojnë në xhepat e pushtetarëve.
Dhe pyetja që lind natyrshëm është shumë e thjeshtë:
A do të ketë drejtësi të vërtetë për këta njerëz, apo pushteti do t’i mbrojë edhe një herë?
Sepse Shqipëria është lodhur nga skandalet dhe nga heshtja.
Populli nuk kërkon spektakël politik.
Populli kërkon drejtësi.
Politikanët nuk kanë nevojë të shtrojnë iftare për qytetarët.
Kjo nuk është mëshirë, dhe nuk është as bamirësi.
Jepuni qytetarëve atë që u takon me ligj.
Jepuni pensionistëve që kanë punuar gjithë jetën një pension dinjitoz, jo një darkë që harrohet në mëngjes.
Sepse një natë bukë nuk mund të mbulojë padrejtësitë e një viti të tërë.
Në një vend ku skandalet me korrupsion janë bërë pothuajse rutinë, pamja e politikanëve që mbledhin duart për lutje në një sofër iftari krijon një kontrast të fortë me realitetin që jetojnë qytetarët.
Sepse jashtë sallave të ndriçuara të pushtetit, Shqipëria është tjetër:
familje që luftojnë për të mbyllur muajin, të rinj që largohen çdo ditë nga vendi dhe qytetarë që ndihen gjithnjë e më të braktisur.
Dhe pikërisht këtu lind pyetja që shumë njerëz e bëjnë sot:
A mjafton një darkë iftari dhe disa fjalë për Zotin për të larë ndërgjegjen e një politike që prej vitesh akuzohet për korrupsion dhe padrejtësi?
Sepse besimi nuk është foto për kamera.
Besimi është ndërgjegje përpara Zotit.
Zoti nuk shikon kamerat.
Zoti shikon zemrën.
Dhe kur buka vjen nga padrejtësia, edhe agjërimi humbet kuptimin.
Sepse Ramazani është muaj i pastrimit të shpirtit, jo i pastrimit të imazhit politik.
Dhe askush nuk mund ta lajë ndërgjegjen me një darkë, kur padrejtësia vazhdon çdo ditë.
Paulini Macaj
Burimi/Facebook


Leave a Reply