Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, në rrjete sociale ka nisur të qarkullojë me humor një histori e vjetër që lidhet me deputetin e Partisë Socialiste Taulant Balla dhe një mësuese të tij, e cila sipas një rrëfimi të dalë në media, e kishte vlerësuar dikur me notën 9 në vend të 10-ës.
Nga kjo histori ka lindur edhe një pyetje satirike:
Çfarë dhurate i kishte bërë Balla mësueses për 7 Marsin që përfundoi me një 9 dhe jo me një 10?
Sigurisht, mesazhi është thjesht humoristik. Nuk ka asnjë informacion mbi ndonjë dhuratë që deputeti mund t’i ketë bërë mësueses së tij në atë kohë. Për më tepër, bëhet fjalë për vite shumë përpara se ai të kishte ndonjë funksion publik.
Megjithatë, ironia që qarkullon në rrjet është kjo: nëse nota mbeti 9, ndoshta dhurata ka qenë shumë simbolike… ose mësuesja thjesht ka qenë e pa drejtë në vlerësimin e tij!
… ajo pikë diferencë mes 9-ës dhe 10-ës është shpesh ajo që mbetet në kujtesën e çdo nxënësi edhe shumë vite më pas!
Burimi/Facebook/Gazeta Telegram


Leave a Reply