Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka përfunduar procesin e regjistrimit dhe pajisjes me dokumentacion të rregullt pronësie të Katedrales së Shkodrës, një monument me vlera të veçanta historike, fetare dhe artistike.
Katedralja, e ndërtuar në vitin 1858 dhe e zbukuruar me afresket origjinale të piktorit Kol Idromeno në vitin 1911, përfaqëson një simbol të rëndësishëm për komunitetin katolik dhe për trashëgiminë kulturore shqiptare.
Sipas njoftimit të Kadastrës Shqiptare, përfundimi i këtij procesi i hap rrugë restaurimit, investimeve dhe mirëmbajtjes së mëtejshme të objektit, duke siguruar që ai të ruhet dhe të vlerësohet si pjesë e rëndësishme e historisë dhe kulturës së Shkodrës.
Në fund të procesit, Katedralja ka marrë certifikatën e pronësisë, duke formalizuar legalisht statusin e saj dhe duke garantuar mbrojtjen ligjore të këtij monumenti të vyer.
Burimi/Facebook/Zani Veriut


Leave a Reply