Fotot më poshtë paraqesin ndërtesën e gjimnazit “16 Shtatori” Shijak: para dhe pas rindërtimit, për shkak të tërmetit të vitit 2019.
Ndërtesa “e vjetër”, është ajo në të cilën përfundova shkollën e mesme. Dhe në po të njëjtin vend, më vonë, u emërova mësuese e gjuhës shqipe dhe letërsisë, duke punuar aty për15 vite, e ca më tepër.
Një ndjesi – përveçse e bukur – krejtësisht e veçantë, pasi kisha kolegë ata mësues, të cilët deri dje, i nderoja e respektoja si nxënëse. (Një pjesë e tyre, tani nuk jetojnë më.)
Sot, e larguar nga Shqipëria, me kolegë të tjerë në mërgim, mundohemi të ruajmë rrënjët tona, duke u mësuar fëmijëve shqiptarë, të lexojnë dhe shkruajnë gjuhën shqipe.
E pra, gëzuar 7 Marsin mësues! Përulje para këtij profesioni, i cili nuk përcjell vetëm dije!
Ripostim. (Sepse më mirë, nuk do të mundesha ta përmblidhja dot.)


Burimi/Facebook


Leave a Reply