Ajo ia mbajti dorën kur ishin vetëm dy fëmijë pa baba, të humbur në një botë shumë të madhe për ta.
Shumë vite më vonë, ishte ai që e mbajti dorën e saj. Për dhjetë vite të gjata sëmundjeje.
“Keanu më ndihmoi shumë gjatë sëmundjes sime. Kur dhimbja ishte e padurueshme, ai ulej pranë meje dhe më mbante dorën.”
Kim Reeves e rrëfen këtë, duke folur për vëllain e saj më të vogël, atë që bota e njeh si Keanu Reeves.
Në vetëm 25 vjeç, Kim mori një diagnozë të tmerrshme: leuçemi limfoblastike akute, një formë agresive e kancerit të gjakut. Kështu filloi një betejë që do të zgjaste dhjetë vjet. Dhjetë vjet trajtim, frikë dhe shpresa të varura në fije.
Në atë kohë, Keanu ishte në kulmin e karrierës së tij. Pas Point Break, Hollywood-i e vlerësoi atë si yllin e ri të aksionit. Pastaj erdhi The Matrix dhe emri i tij u bë legjendar.
Por kur motra e tij u sëmur, asnjë sasi suksesi nuk mund ta ndalonte. Zgjedhja është e menjëhershme: ajo është e para.
Lidhja e tyre nuk lind në luks apo në qendër të vëmendjes. Lind nga mbijetesa. Babai i tyre i braktis kur janë të vegjël. Lëvizje të vazhdueshme, paqëndrueshmëri, një nënë që bën gjithçka që mundet për të mbijetuar. Mes atij kaosi, Keanu dhe Kim bëhen shtëpia e njëri-tjetrit. Një strehë. Një premtim i heshtur dhe ai e mban këtë premtim. Ai shet shtëpinë e tij për të qenë pranë saj. Ai e shoqëron atë në trajtime, gatuan për të, ulet me orë të tëra pranë shtratit të saj në spital. Ai madje kërkon të shtyhen xhirimet në mënyrë që të mos e lërë vetëm gjatë momenteve më të vështira.
Asnjë kamera. Asnjë intervista. Asnjë dhimbje e transformuar në spektakël.
Ai dhuron miliona për kërkimin e leuçemisë dhe spitalet pediatrike, pa e lidhur emrin e tij me fondacionin. Sepse për të, nuk është bamirësi. Është mirënjohje. Është dashuri.
Dhe ndërsa ai lufton përkrah motrës së tij, jeta e vë përsëri në provë: ai humbet mikun e tij më të mirë, vajzën e tij të porsalindur dhe partneren e tij. Dhimbje që do ta kishte thyer këdo. Megjithatë, ai mbetet në këmbë. Ai mbetet i pranishëm.
Pas dhjetë vitesh luftimesh, Kim hyn në remisjon. Ajo është gjallë. Ajo është pa kancer. Sot ajo jeton një jetë private. Herë pas here, fotografohet me pushime me vëllain e saj, duke buzëqeshur. Të bashkuar, si gjithmonë.
Bota duartroket Keanu Reeves për heronjtë që ai luan në ekranin e madh por gjesti i tij më i madh nuk ishte para një kamere.
Ishte në një dhomë spitali, në heshtje, ulur pranë motrës së tij, duke i thënë pa fjalë: Po qëndroj.
Sepse forca e vërtetë nuk është në skenat e aksionit.
Është të qëndrosh kur do të ishte më e lehtë të ikje.
Ndoshta dashuria, dashuria e vërtetë, nuk bën zhurmë. Nuk kërkon duartrokitje. Thjesht ekziston dhe ndonjëherë, të mbash një dorë mund të jetë akti më revolucionar në botë.
përktheu Albar
Burimi/Facebook/Albar


Leave a Reply