Herodoti thotë se dorianët, para se me u vendosë në Spartë dhe me e kriju Spartën, nuk ishin pjesë e formësimit të mëvonshëm grek si identitet i unifikuem. Ai i lidh ata me pellazgët dhe thekson se në faza të hershme dallonin prej helenëve. Kjo nënkupton se dorianët kishin prejardhje ma të vjetër ballkanike dhe nuk ishin “grekë” në kuptimin që u formu ma vonë.
Në lidhje me pellazgët, Herodoti përmend se dorianët rridhnin nga pellazgët. Pra, pellazgët konsiderohen popullsi paragreke e Ballkanit, atëherë edhe dorianët kanë dalë prej atij trungu të lashtë.
Sipas disa burimeve enciklopedike amerikane, lëvizja e dorianëve drejt jugut ka ardhë nga veriu i Ballkanit, diku në hapësinat që sot përfshijnë veriun e Shqipërisë dhe Kosovën. Kjo do të thotë se para se me zbritë në Peloponez dhe me themelu Spartën, ata kanë qenë pjesë e hapësinës ma të gjanë iliro dardane.
Mburoja spartane, simbol i fuqisë dhe disiplinës, nuk përfaqëson vetëm nji qytet, por nji trashëgimi lëvizjesh dhe transformimesh të mëhershme. Sparta u ndërtu mbi bazën doriane, e dorianët mbi trungun pellazg.
Konkluzioni asht ky
Herodoti i lidh dorianët me pellazgët dhe lëvizjet e tyne kanë ardhë nga veriu i Ballkanit, atëherë kemi të bëjmë me nji vazhdimësi të thellë që përfshin edhe hapësinën dardane. Identitetet e lashta nuk kanë qenë të ndame si sot. Ato janë formu përmes migrimeve dhe përzierjeve.
Prandaj, historia e Spartës nuk fillon në Peloponez, por shumë ma herët, në lëvizjet e fiseve ballkanike drejt jugut. Kjo e vendos Ballkanin, përfshi Kosovën e sotme, në nji kontekst shumë ma të gjerë historik.
Disa burime enciklopedike i vendosin këto lëvizje në zona që përfshijnë veriun e Shqipërisë dhe Kosovën e sotme, atëherë kjo e përforcon tezën se hapësina dardane ka qenë pjesë e atij trungu.
Sparta nuk u kriju prej asgjaje. Ajo u ndërtu mbi strukturë fisnore doriane. Disiplina spartane, kodi i luftës, organizimi i ashpër shoqnor, janë elemente që shpesh lidhen me kultura të forta fisnore të veriut ballkanik.
Mburoja spartane simbolizon unitetin e atij fisi që u ba shtet. Por para simbolit ka qenë fisi, para qytetit ka qenë lëvizja, para identitetit të ri ka qenë trungu i vjetër.
Pra përfundimi vazhdon në këtë drejtim
Pra dorianët rrjedhin nga pellazgët dhe jane nga veriu i Ballkanit, atëherë rrënjët e Spartës nuk janë thjesht peloponezase, por pjesë e nji procesi ma të gjanë ballkanik. Kjo e vendos Kosovën dhe hapësinën iliro dardane brenda narrativës së madhe të lëvizjeve antike.
Identitetet e sotme janë produkt i historisë, por historia fillon shumë ma herët sesa kufijtë modernë. Dhe në këtë kuptim, Ballkani verior nuk asht periferi, por pjesë aktive e formimit të botës së lashtë mesdhetare.
Burimi/Facebook/Pelasgians, Dardanians & Ancient Balkans


Leave a Reply