Sot morem lajmin se u largua nga jeta profesor Kahreman Ulqini, nje studiues serioz, i perkushtuar qe me studimet dhe botimet e tij i dha Shkodres shume punime me vlere ne fushen historike dhe etnologjike. Ai rridhte nga nje familje e mire ulqinake , e ardhur ne Shkoder heret, nga ikja e madhe e ulqinakeve. Te gjitha anetaret e familjes dhane kontribut per Shkoden por ne menyre te veçante prof, Kahremani por edhe i vellai, Enver Ulqini, doktor i shkencave dhe nje nga kimistet dhe enologet me te shquar te Shkodres.
Po cila ishte veprimtaria shkencore e prof Kahreman Ulqinit?
KAHREMAN ULQINI(1934-2026)
Etnolog, profesor. Lindi në Shkodër. Kreu studimet e larta në UT (1965). Në v. 1955-1975, punoi si arsimtar në Mat, Pukë, Dukagjin, ku u mor dhe me kërkime në fushën e historisë, të etnologjisë, të toponomastikës dhe botoi një varg artikujsh në revistat shkencore e kulturore në Tiranë e në Shkodër. Në v. 1971-1976 punoi në Muzeun e Shkodrës; në v.1976-2003 punonjës shkencor në Institutin e Kulturës Popullore. Është marrë me studime, sidomos në fushën e së drejtës dokësore, dhe me çështje historike dhe etnologjike të sistemit të bajrakut. Ka trajtuar dhe probleme të besimeve monoteiste tek shqiptarët, veshjet popullore të viseve të Shkodrës. Ka botuar studimet: “Gjurmë të historisë kombëtare në fototekën Marubi” (1988), “Bajraku në organizimin e vjetër shoqëror” (1991), “Organizimi i vjetër shoqëror tek shqiptarët” (1996), “Faktorë kulturorë e fetarë” (1999), “Struktura e shoqërisë tradicionale shqiptare”(2003), “Kundrime etnologjike”, (2007), “Qytetërim e traditë popullore në ecurinë e kombit shqiptar” (2012). Është marrë me kërkime historike për origjinën dhe familjen e Bushatllinjëve”.
I shprehim ngushellimet me te sinqerta familjes per humbjen e njeriut me te dashur. Por edhe Shkodra humbi nje nga personalitetet e shquara te saj.
Burimi/Facebook


Leave a Reply