Qe fale pasionit tend shumevjecar per sportin, fale perkushtimit , thjeshtesise e kurajos profesionale po sjell ne ekran historine e munguar e te lene ne harese te memories kombetare te sportit shqiptar te para 90.Ndryshe nga shume pseudo gazetaruce te tjere e me shumice vecmas te pas 90 qe i genjen mendja se sporti ne Shqiperi lindi e po jeton qe nga ajo dite kur aradha e tyre injorante e qe fluturon me presh ne by…e nisi gjoja te shkruaje e te flase per te.
Flm. Defrim qe ashtu thjesht e pa buje radhazi po na i sjell ne ekranin e RTSH yjet e vertete te sportit shqiptar, kampionet e rekordmenet tane sa te medhenj po aq edhe te thjeshte …ne disa lloje sportesh e qe nga Shkodra der ne Vlore.
Te jem i sinqerte …emisioni yt Rrefim Kampionesh eshte nder te paktet qe une ndjek me nje lloj kenaqesie te vecante prej ekraneve shqip folese .
Dhe pothuajse kam ndjekur gati 90 % te tyre dhe rralle me ka shpetuar ndonje .
Te njejten gje , pra te njejtin emision do beja edhe une po te isha ne Shqiperi e nese hordhite kriminale te politikes antishqiptare te atij vendi aty nuk do me kishin detyruar te merrja absolutisht kunder deshires sime rrugen e dhimbeshme te kurbetit.
Flm. Defrim qe ashtu si ajo Bleta punetore qe vetem mbledh nektar e ben mjalte …dhe larg mizave qe s’ rrijne dot pa ngrene m…t e qe jane rehat vetem kur qendrojne ne bythe te Kalit …ti po na i sjell nje nga nje ne ekran heronjte tane te vertete te sportit tone te atyre viteve.
Po ju jep atyre ate kenaqesi, nder, respekt, mirenjohje e vleresim qe ata meritojne vertet…
Sepse ne ate vend , ne ate kohe e ne ato kushte ata bene sport…madje te ndershem , te suksesshem, konkurues e te denje per nivele e rrezultate te larta kombetare e nderkombetare .
Dhe s’ fituan kurrgje pervec respektit te ndjekesve te tyre, pervec vleresimit e mirenjohjes sone pa kushte.
Ndryshe nga keta xhambazet e sotem e krejt ndryshe edhe nga kampionet fallso te Shqiperise se sotme qe paguhen nga Rame – Fidel – Duka e qe importohen nga Rusia, Italia e nga Afrika.
Flm. Defrim qe te ftuarit e tu shume te nderuar e te respektuar dhe ti bashke me ta…ndani me ne emocionet e vecanta sportive e njerezore , rekordet e arritjet e atyre viteve e te atij brezi te Arte sportistesh kampione e sportistesh klas qe edhe sot e kesaj dite na bejne krenare.
Flm. Defrim qe si pak kush tjeter fale pasionit e perkushtimit tend ja hape e rihape dyert e mbyllura per ty e per disa te tjere si ty ( fatkeqesisht me kokrra ) te gjithe atyre qe mendonin se gazetaria sportive behej vetem ne Tirane e se ajo ishte vetem prone e privilegj i tyre .
E them kete pasi e di fort mire fillimin tend ne fushen e gazetarise sportive si dhe vleresoj ne maksimum cdo gje e cdo sakrifice qe ti ke bere nder vite per te qene ky qe je sot…krejtesisht me merite.
U bej thirrje miqve te mij te mire e te shumte aty ne Shqiperi …vecmas atyre qe kane e qe merren me biznes …lutem ndihmojeni sa e si te mundeni me sponsorizime te ndryshme tuajat emisionin dinjitoz e thellesisht kombetar sportiv Rrefim Kampionesh te gazetarit, kolegut e mikut tim te mire e te kah hershem Defrim Methasani…sepse nje ndihme juaja ne kesi rastesh eshte vete nderi juaj dhe respekt per historine tone kombetare sportive …e per ate brez sportistesh qe na dha aq shume kenaqesi ne ato kohe te veshtira .
Ne emrin tim personal e ne emer te profesionit tim por edhe si te njerit
prej atyre qe e ndoqen hap pas hapi e per vite me radhe sportin shqiptar dhe protagonistet e medhenj te tij te atyre viteve por edhe ne emer te vete atij brezi te cilin ti po e sjell cdo dite ne ekran me dinjitet, njerzillik e fisnikeri …une te uroj ty personalisht Defrim Methasani si dhe emisionit tend Rrefim Kampionesh …suksese e ju prifte e mbara .
Shenim personal – kjo foto me te medhenjte e futbollit shqiptar M.Alla, P.Pano, E.Shehu eshte bere ne Tirane ne 1996 kur kolegu im D.Methasani promovoi librin e tij te pare sportiv Pano mbreti i golit.
A.R.D
Burimi/Facebook


Leave a Reply