“ Nga Evi Kokolari “
E vetmja arsye pse nuk kam komentuar për “Bordin e Paqes” ka qenë sepse nuk doja të merrja nga shkëlqimi i Vjosa Osmanit, e cila e di që mundi që bën, është për përfitim të Kosovës, dhe jo për atë personalisht.
Ndërkohë, Rama ‘the clown’, që krekoset si idiot dhe e prek Trump-in me dorë në sup sikur e njeh prej kohësh, qartazi është aty sepse po i fal gjysmën e Shqipërisë Jared Kushnerit dhe Ivanka Trumpit.
“Bordi i Paqes” ngjan më shumë me “Bordin e Turpit”. Shumë nga ne që e kemi mbështetur Trump-in për 10 vjet, nuk po kuptojmë më çfarë po bën Trumpi dhe shumë kanë marrë një hap prapa dhe presin të shohin ku po shkon e gjithë kjo. Gjithsesi, ngjan mjaftueshëm me një kupolë të re korrupsioni, dhe nëse kështu vërtetohet, ka plot republikanë që u qëndrojnë besnikë principeve, të cilët do të largohen nga MAGA.
Sa për mua, unë vazhdoj luftën për të ekspozuar korrupsionin e Jared Kushnerit, dhe tashmë s’jam as vetëm, sepse shumica në Evropë e shikojnë korrupsionin e tij në Ukrainë, dhe ata në Izrael e kanë gjithashtu të qartë se çfarë po ndodh në Gaza.
Kam forcë të bëj një ndryshim? Vetëm, absolutisht jo. Madje jam peshk shumë i vogël, por është punë strategjie, dhe me ndihmë nga media amerikane dhe elementë të caktuar që mund të bëjnë ndryshime nga brenda dhe jashtë SHBA-së, them se do t’ia dalim.
Kur të bjerë Jared Kushneri, si gurë dominoje do të bien shumë të tjerë, mes tyre edhe Kllouni i Shqipërisë – Edi Rama.
Burimi/Facebook/Gazeta E Albania


Leave a Reply