Në një botë paralele e cila në fakt duhet të ishte kjo botë partitë politike nuk hedhin molotovë.
Nuk ndezin flakë.
Nuk e zëvendësojnë argumentin me lëndë piroteknike.
Sepse politika është fjalë, program, alternativë.
Dhuna është boshllëk.
Kur një parti politike zgjedh molotovin, ajo pranon publikisht se ka humbur fuqinë e arsyes.
Kur zgjedh flakën, pranon se nuk ka dritë. Kur zgjedh përplasjen fizike, pranon falimentimin moral.
Madje, historia jonë e ka provuar sa e rrezikshme është rrëshqitja në dhunë. Mjafton të kujtojmë 21 Janarin Madje, historia jonë e ka provuar sa e rrezikshme është rrëshqitja në dhunë.
Mjafton të kujtojmë 21 Janarin një ditë që mbetet plagë e hapur për shoqërinë shqiptare. Unë nuk jam dakord që asnjë protestë, pavarësisht zemërimit apo revoltës, të kalojë në dhunë.
Sepse momenti që protesta del nga kontrolli i arsyes, ajo nuk prodhon më drejtësi prodhon tragjedi. një ditë që mbetet plagë e hapur për shoqërinë shqiptare.
Unë nuk jam dakord që asnjë protestë, pavarësisht zemërimit apo revoltës, të kalojë në dhunë. Sepse momenti që protesta del nga kontrolli i arsyes, ajo nuk prodhon më drejtësi prodhon tragjedi.
Opozita politike nuk është grup fermerësh që protestojnë për një paketë fiskale.
Nuk është shoqatë peshkatarësh që mbrojnë kuotat.
Nuk është sindikatë kamionistësh që reagojnë ndaj çmimit të naftës.
Këto janë grupe interesi legjitime, konkrete, me kërkesa të drejtpërdrejta.
Opozita është institucion.
Është alternativë qeverisëse.
Është projekt për pushtet, jo shpërthim i çastit.
Kur një parti politike zgjedh molotovin, ajo pranon publikisht se ka humbur fuqinë e arsyes.
Kur zgjedh flakën, pranon se nuk ka dritë. Kur zgjedh përplasjen fizike, pranon falimentimin moral.
Protesta politike duhet të jetë akt qytetar, jo akt piroteknik.
Duhet të jetë mesazh, jo zjarr.
Duhet të jetë platformë, jo përplasje.
Në asnjë demokraci serioze opozita nuk ndërton legjitimitet duke djegur. Legjitimiteti ndërtohet duke bindur.
Duke artikuluar.
Duke organizuar shoqërinë rreth ideve, jo rreth adrenalinës së turmës.
Dhuna nuk është produkt politik.
Dhuna nuk është as produkt njerëzor i qytetëruar.
Dhuna është shprehje e injorancës kolektive kur emocionet zëvendësojnë mendimin dhe instinkti zëvendëson përgjegjësinë.
Partia politike që zgjedh molotovin nuk po bën opozitë.
Po pranon paaftësinë.
Dhe nëse sot normalizohet hedhja e lëndëve zjarrvënëse në emër të “kauzës”, nesër do të justifikohet çdo ekstrem në emër të “popullit”.
Kjo nuk është demokraci.
Është degradim.
Opozita ka një mision më të lartë: të tregojë se mund të qeverisë më mirë.
Jo të tregojë se mund të djegë më shpejt.
Sepse politika është art i shtetit.
Dhuna është art i turmës.
Dhe opozita nuk është turmë.
Burimi/Facebook


Leave a Reply